Lajme

Tronditet media, qëllohet me armë gazetarja e njohur në Podgoricë

Olivera Lakiç, gazetare e të përditshmes malazeze Vijesti, u qëllua me armë në këmbë të martën para ndërtesës së saj në qendër të kryeqytetit, Podgoricë.

Lakiç u qëllua në këmbë, por jeta e saj nuk është në rrezik. Policia dhe një ambulancë mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes.

Kjo nuk ishte hera e parë që Lakiç sulmohet. Në vitin 2012, një burrë me kostum të zi e goditi atë, gjithashtu përpara ndërtesës ku ajo jeton.

Sulmi pasoi një sërë kërcënimesh që ajo kishte marrë që kur shkroi një sërë artikujsh në lidhje me fabrikën e cigareve Tara dhe Kompanisë Malazeze të Duhanit në vitin 2011.

Gazetarët shpesh ankohen për kanosje në Ballkan.

Në prill, siç njoftoi BIRN, një makinë bombë shpërtheu në Bijelo Polje para shtëpisë së gazetarit të njohur Sead Sadikoviç, i njohur për investigimet e tij mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nuk dihet nëse ai ishte objektivi.(birn)

Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Tronditet media, qëllohet me armë gazetarja e njohur në Podgoricë Tronditet media, qëllohet me armë gazetarja e njohur në PodgoricëRating: 5.0
To Top