Home / Lajme / Tifozët anglezë, në alarm për Botërorin e Rusisë

Tifozët anglezë, në alarm për Botërorin e Rusisë

Tifozët anglezë, që do të udhëtojnë drejt Rusisë për të ndjekur skuadrën e tyre në Kupën e Botës së kësaj vere, janë në rrezik të madh, pasi mund të bëhen objekt sulmesh homofobike, raciste dhe antibritanike.

Ministria e Jashtme e vendit ishullor dhe policia kanë bërë paralajmërimet e tyre, duke theksuar se janë marrë masa të pakta sigurie.

Lajmi u publikua nga e përditshmja britanike “The Guardian”, sipas së cilës janë mbi 10 mijë tifozë anglezë, që përballen me rrezikun e sulmeve të tilla në Rusi, kjo edhe për shkak të tensioneve të krijuara javët e fundit në raportet mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë, për shkak të helmimit të spiunit rus Sergei Skripal në Salisbury.

Një ngjarje kjo, që solli edhe dëbimin e 23 diplomatëve respektivë nga Britania e Rusia. Pak kohë më parë, huliganët rusë kërcënuan nëpërmjet rrjeteve sociale tifozët anglezë që do të udhëtonin drejt Rusisë.

Në raportin e publikuar u evidentua se, në futbollin rus ka pasur 190 raste të incidenteve raciste në periudhën qershor 2015-maj 2017.

Federata Ruse nuk i ka pranuar ankimimet e bëra në të kaluarën, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur ka qenë për shkak të rivalitetit mes skuadrave në fushat e lojës.

Tifozët rusë dhe ata anglezë kanë qenë protagonistë të dhunës në futboll edhe në “Euro 2016”, me përleshjet e tyre në Marsejë. Në ato incidente u lënduan 100 tifozë anglezë, ndërsa 30 të tjerë u dërguan në spital.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje