Lajme

Tenton të grabisë lokalin, por shikojeni përfundimin (Video)

Loading...

Një person hyri për të grabitur një nga pikat e “Starbucks” në Kaliforni, SHBA, por nuk u tregua aq i vëmendshëm sa duhet, duke bërë që plani i tij të dështojë.

Kamerat e sigurisë brenda lokalit, tregojnë grabitësin me fytyrën e fshehur pas kaskës së motoçiklistit, ndërsa kërcënon punonjësen me pistoletë.

Ai përpiqet t’i japë një qese, ku kërkon që të vendosë paratë, por duke parë qetësinë e punonjëses, ai nxjerr edhe një thikë, me shpresën se do ta frikësojë.

Pak sekonda më pas, një klient vjen dhe e godet me karrige në kokë, duke bërë që grabtiësi të hedhë armët në dysheme.

Klienti, i cili duket më i vjetër në moshë, përleshet për disa çaste me grabitësin, ndërsa ia del mbanë ta rrëzojë në tokë, duke neutralizuar, derisa ka mbërritur policia.

Por, përleshja i ka kushtuar rëndë grabitësit, pasi gjendet ende në spital, në gjendje kritike.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Tenton të grabisë lokalin, por shikojeni përfundimin (Video) Tenton të grabisë lokalin, por shikojeni përfundimin (Video)Rating: 5.0
To Top