Home / Lajme / Të rinj pa fund, Luftëtari i pret afrimet e “rënda” javën e ardhshme

Të rinj pa fund, Luftëtari i pret afrimet e “rënda” javën e ardhshme

Skuadra gjirokastrite ka dy ditë që ka nisur stërvitjen dhe numri i lojtarëve në dispozicion të stafit teknik është mjaft i lartë.

Luftëtari ngjan vërtet si një kantier ndërtimi, ku trajneri Kostiç dhe ndihmësit e tij do të testojnë shumë lojtarë të rinj.

Janë mbi 10 lojtarët e rinj që kanë shkuar në Gjirokastër për t’i treguar trajnerit slloven se vlejnë. Por tifozët e Luftëtari duan të dinë se kush do të zëvendësojë yjet e larguar nga ekipi, Bregun dhe Abazajn.

Burime të “Vipsport.al” pranë klubit gjirokastrite kanë pohuar se në fillim të javës së ardhshme pritet të bëhen përforcimet me lojtarë nga jashtë, të cilët do të kenë cilësinë e duhur për të mbushur boshllëkun e lënë nga Bregu dhe Abazaj.

Te Luftëtari mungojnë aktualisht në stërvitje dhe Rroca dhe Jakovljeviç, për shkak dëmtimesh. Për Rrocën ka shpresa se do të jetë gati për ndeshjen e parë në Europa League.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje