Home / Lajme / Taravari për Zërin e Amerikës: Nuk do të ketë zyrtarizim të gjuhës shqipe (Video)
Image result for MAQEDONI Taravari

Taravari për Zërin e Amerikës: Nuk do të ketë zyrtarizim të gjuhës shqipe (Video)

Image result for MAQEDONI Taravari

Ministri i Shëndetësisë, njëherit sekretar i përgjitshëm i LrPDSH’së, Arben Taravari në një intervistë për “Zëri i Amerikës”, ka pranuar se nuk do të ketë zyrtarizim të gjuhës shqipe, por vetëm avancim të saj, transmeton portali Sakte.net

“Ndryshimi kushtetues do të ishte zgjidhje e vetme e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe, por pasi që kemi një numër deputetësh që nuk lejojnë ndryshime kushtetutare, atëherë e pranuam të gjitha partitë shqiptare që të jetë avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe e cila do të ishte e kapshme për këtë periudhë kohore derisa të krijohen kushte për ndryshime kushtetutare”, ka thënë Travari.

Ai ka shtuar se për ndryshime të kushtetues së paku duhen 81 deputetë dhe se një gjë e tillë tani është e pamundur.

Portali Sakte.net dje raportoi se partitë shqiptare kanë hequr dorë nga zyrtarizimi gjuhës shqipe në Maqedoni dhe se janë mjaftuar me avancimin e përdorimit të saj.

Në deklaratë e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni në një prej pikave thuhej ndër të tjera … “Arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj, janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje