Lajme

“Talent Radar”: Strakosha, portieri i ri më i mirë i sezonit

Tjetër vlerësim për Thomas Strakoshën, që mbylli një sezon fantastik në aspektin personal me Lazion.

Shqiptari është vlerësuar si portieri më i mirë i ri për sezonin 2017-2018 nga “Talent Radar”, një faqe e specializuar për monitorimin e futbollistëve në Europë.

Në paragrafin kushtuar Thomas Strakoshës shkruhet se bëri një sezon të mirë me Lazion, pavarësisht faktit se nuk arriti të siguronte pjesëmarrjen ne Ligën e Kampionëve.

Ai u votëbesua nga trajneri Inzagi në pozicionin e portierit të parë dhe puna e tij u shpërblye.

Falë Strakoshës, Lazio arriti të ishte një ekip, që mund të luante pa frikë përpara, pasi ai jepte garanci në portë. Aftësitë e tij për të ndalur topat para rrjetës e bën atë portierin e ri më të mirë të sezonit.

Më parë, këtë çmim e kanë fituar edhe portierë të tjerë si Donnarumma i Milanit, apo Karius i Liverpoolit, që vetëm pak ditë më parë ndëshkoi skuadrën e tij me dy gafa të rënda në finalen e Ligës së Kampionëve.

30 milionë euro jep Liverpooli për Strako..

Loading...

30 milionë euro jep Liverpooli për Strakoshën, ndaj Lotito duhet të marrë një vendim, së bashku me drejtorin sportiv, Igli Tare.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Talent Radar”: Strakosha, portieri i ri më i mirë i sezonit “Talent Radar”: Strakosha, portieri i ri më i mirë i sezonitRating: 5.0
To Top