Home / Lajme / Skandal në lokalet e Tiranës, fëmijët tymosin nargjile

Skandal në lokalet e Tiranës, fëmijët tymosin nargjile

Fëmijët e shkollave të mesme dhe 9 vjeçare në Tirnaë blejnë nargjile dhe e konsumojnë atë në lokale.

Kamera e “Fiks Fare” filmoi në disa lokale në Tiranë, ku fëmijët e konsumonin nargjilen pa kurrfarë problemi. Ndërkohë, fenomeni i duhanpirjes në oborret e shkollave vazhdon.

Emisioni investigativ bëri një vëzhgim në lokalet e Tiranës ku gjeti fëmijë të moshave 13-14 vjeç që tymosin nargjile. Edhe pse nargjileja lejohet të përdoret vetëm për moshat mbi 18 vjeç, lokalet në Tiranë e shesin pa asnjë problem kundrejt pagesës. Fiksi solli me zë dhe figurë biseda me kamarierët e lokaleve që u’a tregëtonin fëmijëve nargjilen. Ata treguan se fëmijët janë 13 vjeç dhe nuk përbën problem konsumi.” Fëmijët janë 13 vjeç, u’a jap pa asnjë problem.”-tha kamarieri.

Ndërkohë në oborret e gjimnazeve fëmijët konsumojnë duhan. Gjatë pushimit të gjatë sapo dalin pranë oborrit të shkollës, nxënësit e gjimnazeve në Tiranë tymosin duhan në grupe.

Shefi i Shërbimit në Repartin Toksikologjik në QSUT , Zihni Sulaj , tha për gazetarët e Fiksit se nargjileja nuk mund të konsumohet nga persona nën 22 vjeç. “Nargjileja është me përbërje duhani dhe aromash të ndryshme, përdorimi i vazhdueshëm i saj çon në varësi, gjithashtu shërben si trampolinë për konsumimin e substancave narkotike” tha z.Sulaj.

Shqetësimi i tij kryesor ishte mbi përbërjen e nargjiles , sipas tij jo në të gjitha rastet ka duhan. ” Ne e dimë që ka duhan dhe përzierje aromash , por ka raste që aty mund të ketë dhe hashash, kjo gjë e bën edhe më të vështirë problemin” tregon për Fiksin z.Sulaj

Teuta Dinaj , inspektore në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor tha se kemi bërë inspektime nëpër lokalet e Tiranës por nuk kemi konstatuar fëmijë që pinë nargjile. ” Ne kemi inspektuar dhe kemi vënë gjoba nëpër lokalet që konsumohet duhan dhe nargjile, gjobat kanë qënë deri në treqindmijë lekë për subjektin, pesëdhjetëmijë lekë për administratorin dhe pesëmijë lekë për përdoruesin” tha znj.Dinaj

Ajo tregon se nuk ka një ligj specifik për nargjilen por dënohet si konsumim duhani.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje