Home / Lajme / Shqiptarët dynden tek Vettingu, lumë padish kundër gjyqtarëve e prokurorëve

Shqiptarët dynden tek Vettingu, lumë padish kundër gjyqtarëve e prokurorëve

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është kthyer në një tjetër derë ku qytetarë të shumtë të pakënaqur ankohen ndaj vendimeve të gjyqtarëve apo prokurorëve ndër vite.

Një numër prej 1017 denocimesh kanë mbërritur përgjatë 7 muajve në këtë institucion, i cili tashmë është duke kaluar në filtër afro 800 gjyqtarë e prokuror në të gjithë Shqipërinë në kuadër të vetingut.

Shifra është deklaruar zyrtarisht nga KPK, në përgjigje të interesimit të televizionit Ora News. Sipas këtij institucioni numri më i lartë i ankesave ka qënë ndaj gjyqtarëve dhe më të pakët në numur janë ankesat ndaj prokurorëve.

Denoncimet e kanë arritur kulmin e tyre në muajin dhjetor ku janë depozituar 321 të tilla ndërsa më të pakët kanë qënë në tetor, kohë kur nisi të funksionojë edhe KPK, ku janë regjistruar vetëm dy.

Në morinë e shumtë të denoncimeve kryesojnë ato ndaj vendimeve gjyqësore por nuk mungojnë edhe denoncime që sipas KPK kanë qënë të vlefshme për procesin e rivlerësimit. Po ashtu, çdo denoncim i bashkëlidhet dosjes së subjektit të rivlerësimit të cilit itakon dhe është trupa gjykuese që, në zbatim të ligjit, shqyrton dhe vendos për të.

Në përgjigjen për Ora News, KPK u bën apel qytetarëve që çdo informacion të vlefshëm që mund të kenë fotografi, dokumente e të dhëna të tjera, ta ndajnë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe të kontribuojnë në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke u rikujtuar edhe nje herë misionin e këtij institucioni, që nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave por të mbledhë të dhëna, prova dhe fakte konkrete lidhur me veprime korruptive apo shkelje ligjore të subjekteve të rivlerësimit.(Oranews)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje