Home / Lajme / Shqipëria merr frymë e lehtësuar, Fevzua qëndron në Klan. Ja deklarata!

Shqipëria merr frymë e lehtësuar, Fevzua qëndron në Klan. Ja deklarata!

Në një deklaratë publike, Fevzo bën të qartë vendimin e tij për të qëndruar në Klan dhe akuzon miqtë dhe kolegët e tjerë gazetarë, që tentuan ta nxisin të largohet.

Në deklartën e tij përfundimtare, thuhet:

“Duke marrë shkas nga një tension i ngritur kombëtar dhe ndërkombëtar dhe nga një makth që kishte pushtuar gjithë hapësirën shqiptare, më duhet të qetësoj gjithë shqiptarët, se unë jam dhe do të jem deri në vdekje pjesë e TV Klanit.

Disa kolegë të mi shpikën lajmin sikur unë desha të ikja në Top Channel dhe më këtë, alarmuan personalitet ndërkombëtare e kombëtare, duke më vendosur mua në një pozitë të pakëndshme, pasi doja të kuptoja nëse ishin të shqetësuar se duhet të ikja, apo nuk duhet të ikja.

Pas konsultave të gjata ndërkombëtare dhe vlerësimeve të mija, konstatova se në të mirë të Shqipërisë, por dhe raporteve të saj me Perëndimin, ishte që të mos lëvizja, dhe ashtu bëra.

Me këtë rast, dua të theksoj se kurthi ku tentuan të më fusin disa kolegë të mi, ishte i rrezikshëm dhe ka shkaktuar plot viktima në Shqipëri.

Dyshoj se dhe disa vetëvrasje që kanë ndodhur sot dhe këtë javë, kanë pasur si motiv depresionin e krijuar nga lajmi i rremë se unë do të ikja nga TV Klani.

Po ashtu, dua t’i them “Zonjës Tefta”, se pronari im ka rënë dakord që tani e tutje raportet me qeverinë të kalojnë përmes meje, dhe se problem im nuk është i ngjashëm me problemin e saj, ngaqë pronari i saj ka hap restorant vetë, dhe s’ka nevojë për të.

Sandri nuk më ka dubluar dhe as ka për ta bërë këtë në të ardhmen.

Po ashtu, më vjen keq që miku im Blushi, shpiku lajmin sikur unë ja kam kërkuar vetë shkuarjen në Top Channel, por unë jam mësuar me shpikjet e tij, pasi ai disa herë më ka bërë personazh në librat e tij, ashtu siç nuk jam.

I jam mirënjohës kryeministrit Rama dhe stafit të tij, që në asnjë moment nuk u lëkundën dhe më inkurajuan të qëndroj aty ku isha, dhe disa personaliteteve ndërkombëtare, që e quajtën joserioze një lëvizje të mundshme.

Më vjen keq po ashtu që disa media kanë thënë se unë i kam vlerësuar si mediokre disa emisione të TV Klanit, apo jam ankuar se disa drejtues emisionesh kanë rroga më të larta se unë.

Unë nuk kam kohë të shikoj TV Klanin dhe emisionet e kolegëve, se jam i zënë me punë.

Në fund, u bëj thirrje shqiptarve t’i kthehen punës, të qetësohen dhe të jenë të sigurtë, se unë do jem në TV Klan.

U bëj thirrje personaliteteve perëndimore të hapin negociatat me Shqipërinë, pasi unë nuk lëviz nga TV Klani.

Po ashtu, iu bëj thirrje të rinjve shqiptarë të qetësohen dhe të mos bëhen nervozë, duke kaluar në vrasje dhe vetëvrasje për dashurinë, vetëm nga fakti që kanë qenë në makth për largimin tim. Ky makth mbaroi, dhe ata që e krijuan do marrin përgjigjen që meritojnë!

I juaji, Fevzo!”

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje