Home / Lajme / ‘Shqetësimi i CIA zbulon bosin e vërtetë të drogës’

‘Shqetësimi i CIA zbulon bosin e vërtetë të drogës’

“Shqetësimi i shërbimeve të inteligjencës amerikane CIA mbi Shqipërinë për trafikun e drogës, si prodhuesin më të madh të mariuanës dhe rrugë kalimi për kokainën dhe opiumin dëshmon atë çfarë kemi thënë prej kohësh. Dëshmon dhe një herë që bosi i drogës është vetë Kryeministri”.

Kështu shprehet në një shënim të shkurtër në Facebook deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari. Reagim ky që vjen pas shkarkimit të Haki Çako nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Lirimi i kryepolicit nuk e shpëton sepse bosi i drogës është aty në implemetimin e planit të drogës që po e nxin çdo ditë e më shumë Shqipërinë”, vijon Brahimllari.

Deputeti shprehet se “nuk ka rrugë tjetër përveçse një front të bashkuar për të larguar këtë fatkeqësi kombëtare”.

Kujtojmë se opozita e bashkuar, PD dhe LSI, kanë planifikuar nisjen e protestave masive në gjithë vendin, duke kërkuar rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama. // http://www.standard.al

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje