Lajme

Shoqata turke qëndron pas “çerdhes fetare – BLETA”

Loading...

Pas çerdhes së fëmijëve “Bleta” që ofron mësime fetare për fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç qëndron një shoqatë humanitare me prejardhje nga Turqia.

Në çerdhen “Bleta” fëmijët edukohen në frymë fetare që nga mosha 3 vjeçare. Në fotot dhe videot e publikuara në Facebook shihen fëmijë teksa i kryejnë ritet fetare.

Gazeta Jeta në Kosovë ka zbuluar se në këtë kopsht mund të regjistrohen vetëm fëmijët e prindërve të cilët pajtohen që fëmijët e tyre të edukohen në frymën islame.

Ndërkohë, sot gjatë ditës institucionet e Maqedonisë kanë arritur që të gjejnë këtë çerdhe të improvizuar, që ishte kamufluar nën ombrellën e një shoqate humanitare me prejardhje turke.

“Në Komunën e Çairit u gjet një shtëpi private e adaptuar si hapësirë mësimore me pajisje të nevojshme për këtë qëllim, ku u gjetën 20 fëmijë të moshës 6 deri 11 vjeç dhe dy mësuese”, i ka thënë Gazetës JnK, zëdhënësja e Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale në Maqedoni, Zhaklina Veliçkovska.

Tutje ajo ka thënë se kanë gjetur fakte, por edhe kanë marrë konfirmim nga mësueset dhe fëmijët se aty ofrohen mësime fetare.

“Gjatë këtij inspektimi edhe fëmijët, po edhe mësueset e tyre kanë konfirmuar që aty zhvillohet mësim i riteve fetare (lutjeve, gjunjëzimit dhe mësimit nga libra fetarë) nga ora 11:00 deri në orën 16:00, çdo ditë pune”, tha ajo për Gazetën JnK.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Shoqata turke qëndron pas “çerdhes fetare – BLETA” Shoqata turke qëndron pas “çerdhes fetare – BLETA”Rating: 5.0
To Top