Home / Lajme / Shkatërrohet banda që çonte shqiptarë në Britani për 6 mijë euro, pranga 14 personave

Shkatërrohet banda që çonte shqiptarë në Britani për 6 mijë euro, pranga 14 personave

Policia spanjolle ka shkatërruar një organizatë të trafikimit të shqiptarëve si dhe të lëndëve narkotike drejt Anglisë. Në pranga kanë rënë 14 persona, ndërsa kapoja i bandës ishte një shqiptar.

Spanja përdorej si pikë nisje i trafikimit të emigrantëve të paligjshëm që në të shumtën e rasteve ishin shqiptarë. Nisja bëhej nga portet e Santanderit dhe Santurces.

Të arrestuarit akuzohen për krime kundër të drejtave të qytetarëve të huaj dhe trafikun e narkotikëve.

Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit që ishte truri i grupit, por ai banonte në Cantabria, aty ku strehonte përkohësisht edhe bashkatdhetarë të tij që më pas niseshin për në Angli.

Shqiptarët hipnin në tragetet që niseshin nga Santander e Santurce drejt Britanisë së Madhe, të fshehur në kamionë mallrash.

Grupi bashkëpunonte me disa shoferë spanjollë që fshihnin shqiptarët në mjetet e tyre dhe i çonin në Francë, prej nga shkonin më pas në Angli me traget.

Shqiptarët paguanin deri në 6000 euro për emigracionin klandestin, ku një pjesë paguhej në Spanjë dhe pjesa tjetër kur mbërrinin në Angli.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje