Lajme

Senatori amerikan: Vuçiç është i gatshëm ta njohë Kosovën, por është zemëruar për taksën

Senatori amerikan, Chris Murphy beson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç “është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën dhe ta njohë pavarësinë e saj por aktualisht është i zemëruar për taksën”.

Senatori demokrat, që tani vonë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin së bashku me kolegun e tij republikan, Ron Johnson, sqaroi se të dy I kishin bërë thirrje Vuçiçit të kthehej në tryezën e negociatave sa më parë që të jetë e mundur.

Por ai na thotë se të jetë i gatshëm të bisedojë sapo të hiqet taksa”, u shpreh Murphy në platformën online, Medium Corporation.

“Takimi me Vuçicin është i rëndësishëm sepse administrata e presidentit amerikan Donald Trump u kushton pak vëmendje konflikteve ende të zymta në Ballkan. Vizitat tona në vendet siç janë Beogradi dhe Prishtina ka të ngjarë të mbeten të regjistruara si vizita të nivelit më të lartë nga delegacionet amerikane gjatë mandatit të Trumpit. Është e rëndësishme që amerikanët të vizitojnë vende si Serbia, e cila gjithashtu ka lidhje të fuqishme..

Loading...


Senatori amerikan, Chris Murphy beson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç “është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën dhe ta njohë pavarësinë e saj por aktualisht është i zemëruar për taksën”.

Senatori demokrat, që tani vonë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin së bashku me kolegun e tij republikan, Ron Johnson, sqaroi se të dy I kishin bërë thirrje Vuçiçit të kthehej në tryezën e negociatave sa më parë që të jetë e mundur.

Por ai na thotë se të jetë i gatshëm të bisedojë sapo të hiqet taksa”, u shpreh Murphy në platformën online, Medium Corporation.

“Takimi me Vuçicin është i rëndësishëm sepse administrata e presidentit amerikan Donald Trump u kushton pak vëmendje konflikteve ende të zymta në Ballkan. Vizitat tona në vendet siç janë Beogradi dhe Prishtina ka të ngjarë të mbeten të regjistruara si vizita të nivelit më të lartë nga delegacionet amerikane gjatë mandatit të Trumpit. Është e rëndësishme që amerikanët të vizitojnë vende si Serbia, e cila gjithashtu ka lidhje të fuqishme me Rusinë, në mënyrë që marrëdhëniet tona me të, të mbijetojnë”, tha Murphy, I cituar nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Ai shtoi se liderët e Kosovës “ankohen se një keqkuptim mes SHBA-së dhe Europës ka ndikuar në sigurinë e tyre”.

“Udhëheqësit na thonë se këto ditë Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po vijnë në Prishtinë dhe po na japin këshilla të ndryshme për ndërprerjen e bllokadës dhe se nuk dinë kë të dëgjojnë. Këto janë gabime të politikës së jashtme problematike të Trumpit”, pohoi Murphy.

©Copyright Gazeta SHQIP

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Senatori amerikan: Vuçiç është i gatshëm ta njohë Kosovën, por është zemëruar për taksën Senatori amerikan: Vuçiç është i gatshëm ta njohë Kosovën, por është zemëruar për taksënRating: 5.0
To Top