Home / Lajme / Rivendosja e taksës në Rrugën e Kombit, Vasili: Qytetarë, refuzojeni!

Rivendosja e taksës në Rrugën e Kombit, Vasili: Qytetarë, refuzojeni!

Taksa në “Rrugën e Kombit” pritet që të rivendoset gjatë kësaj jave nga qeveria, pasi sportelet e pagesës në Kukës janë rikonstruktuar pas dëmtimeve që pësuan gjatë protestës së dhunshme të banorëve të zonës.

Por rivendosjen e taksës e ka kundërshtuar në një postim në Facebook, kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili. “Prapë do vene takse ne “Rrugen e Kombit” keta?”, pyet Vasili duke i kërkuar qytetarëve që ta refuzojnë atë.

“Kryeministri u vetedeklarua fajtor per revolten shume te drejte,qe ndodhi,kur ai vuri taksen ne rrugen e Kombit. Dhjetra kukesiane u arrestuan dhe disa jane akoma ne burg. Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve te erreta perseri po pergatit taksen,qe do te vere serish ne rrugen e Kombit. Ti jape fund ketij maskaralleku kryeministri me parate e mirembajtjes se rrugeve dhe tjua ktheje ato perseri rrugeve. Deri atehere ka vetem nje qendrim: REFUZOJENI TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT”, shprehet Vasili.

Ai thekson se shqiptarët “paguajnë çmimin me te larte te karburantit ne gjithe Ballkanin dhe Europen bashke, sepse brenda tij jane qindra milion euro per mirembajtjen e rrugeve”.

“Keto qindra milion euro, qe u merr kryeministri ne çdo liter karburant,nuk i perdor per rruget, por i grabit per te mbjelle palma te thara buze rruge, per zyra,tualete zyrash,ekspozita pikturash idiote,
sokake qytetesh, qe i shtron dhe i shqep dhjetra here,per koncesione etj etj. Menuja e grabitjes dhe e shperdorimit eshte pa fund”, thekson Vasili.

3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje