Home / Lajme / Prokuroria kërkon që Mario Meshini të marrë statusin si dëshmitar i mbrojtur
Prokuroria kërkon që Mario Meshini të marrë statusin si dëshmitar i mbrojtur

Prokuroria kërkon që Mario Meshini të marrë statusin si dëshmitar i mbrojtur

Dëshmitari kyç, Mario Meshini, pohimet e të cilit, çuan në prangosjen e killerit me pagesë të importuar nga Greqia, pritet të fitoi statusin e të mbrojturit të drejtësisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të kërkojë që thëniet e Meshinit në polici të merren në konsideratë nga trupi gjykues, për të përfituar statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

Mario Meshini mund të marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Ecuria e hetimeve po shkon në këtë synim.

Dëshmia e tij, i arrestuari i parë nga policia si personi që dyshohet se ka përkrahur ekzekutorin e Devi Kasmit, çoi edhe në prangosjen e killerit me pagesë grek, Efthymiou Efthymious.

Por ndryshe nga policia, prokuroria do të ndjekë një rrugë tjetër. ABC Neës ka mësuar nga organi i akuzës se ka vlerësuar pohimet e Mario Meshinit, pasi përshkrimi që ai bëri gjatë fazës së marrjes në pyetje, përkonin me identitetin e shtetasit helen.

Edhe pse Gjykata Penale e Tiranës e la në masën e sigurisë atë të “Arrestit me burg”, dosja e Mario Meshini pritet ti bashkohet pjesës tjetër të grupit të strukturuar kriminal pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Grupi hetimor po punon që Meshini të përfitojë statusin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë, pasi ishte prezent në momentin e vrasjes së Devi Kasmit. Nëse Mario Meshini nuk do të tërhiqet nga thëniet e tij në polici, pasi kishte arritur të shquante disa tipare të vrasësit, atëherë kjo është një provë e fortë për Prokurorinë për të faktuar akuzat e saj për vrasësin 41-vjeçar të importuar nga Greqia.

Mbrëmjen e 29 Janarit, Meshini kishte lënë një takim me viktimën, Devi Kasmi, poshtë banesës së këtij të fundit në lagjen “Kongresi i Manastirit”. Por në momentin që Kasmi po dilte nga automjeti i tij, u qëllua disa herë pas shpine nga një person me trup të gjatë dhe me shumë mjekër, pohoi 26-vjeçari Meshini.

Ndërkohë për ekzekutimin e tipit mafioz u prangosën përveç shtetasit grek edhe Elton Halipaj, Malvin Dinellari e Elton Hoxhallari. Policia thekson se Aurel Hoxhallari ishte organizatori dhe porositësi i vrasjes së Devi Kasmit. 40-vjeçari ndodhet në arrati, ndërsa në vilën e tij, e ndodhur në Kodër Mëzes në periferi të kryeqytetit, uniformat blu gjetën një arsenal të vërtetë armësh, duke filluar nga snajper, automatikë, eksplozivë, mina me telekomandë e deri te raketahedhëse./abcnews.al

Prokuroria kërkon që Mario Meshini të marrë statusin si dëshmitar i mbrojtur
Prokuroria kërkon që Mario Meshini të marrë statusin si dëshmitar i mbrojtur

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje