Home / Lajme / Prindër, përgatituni të fusni në dhe vajzën tuaj

Prindër, përgatituni të fusni në dhe vajzën tuaj

Nga Edi Oga

Prindër!

Ju që keni vajza!

Parapërgatituni mendërisht të fusni në dhé vajzën tuaj, vetëm pse ajo mendon se ka të drejtë të refuzojë “dashurinë” e ndonjë burri që nuk i pëlqejnë zgjedhjet e mëparshme.

I pëlqen vajza juaj dhe dy janë rrugët: “po” ose në varr!

Më vjen keq, por jeta e saj nuk varet as nga ju, as nga ajo vetë, varet “nga pasioni” i atij tipit!

Ju që keni djem!

Edukojini ata. Shpenzoni kohë me ta.

Mos i rrihni ata. Flisni me ta. Njihini ata.

U thoni djemve tuaj që edhe ju u refuzuat nga dikush, por e kaluat inatin dhe e latë të shkonte atë që nuk ju donte.

U thoni që ai është në këtë jetë vetëm se ai e dashuroi mamanë tuaj, nuk e vrau!

Unë kam edhe djalë, edhe vajzë.

Tek vajza nuk kam shumë në dorë, pavarësisht se do t’i mësoj çfarë i duhet për të shpëtuar, por jam i lumtur që do të “shpëtoj” vajzën e dikujt, duke rritur si duhet djalin tim!

Fëmijët tuaj janë drita e syve tuaj!

Fëmijët e mi janë drita e syve të mi!

Dikush që nuk e njihja, sot, me atë vrasje të dyfishtë të evitueshme, më futi dy gishta në sy dhe më verboi, ma turbulloi dritën, për pak kohë…!

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje