Lajme

Politika përzihet me futbollin/ Argjentina anulon miqësoren me Izraelin

Argjentina ka anuluar një ndeshje miqësore me Izraelin, nën presionin politik të kohëve të fundit në Rripin e Gazës. Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i tha kanalit ESPN se ndeshja është anuluar.

“Më në fund bënë gjënë e duhur”, ka thënë ai në një intervistë.

Edhe ambasada e Izraelit në Argjentinë njoftoi përmes Tuiterit se ndeshja është anuluar. Mediat raportojnë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka telefonuar presidentit Mauricio Macri në përpjekje për të arritur mirëkuptim për miqësoren që duhej të luhej në Jeruzalem të shtunën, por pa sukses.

Lajmi i anulimit të ndeshjes u prit me festime në Gaza, ku të paktën 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave të fundit.

Në Ramallah, në Bregun Perëndimor, shoqata palestineze e futbollit me anë të një deklarate falënderoi sulmuesin e Argjentinës, Lionel Messi, dhe kolegët e tij për anulimin e ndeshjes.

“Vlerat, morali dhe sporti kanë siguruar fitoren sot dhe një karton i kuq i është ngritur Izra..

Loading...

Argjentina ka anuluar një ndeshje miqësore me Izraelin, nën presionin politik të kohëve të fundit në Rripin e Gazës. Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i tha kanalit ESPN se ndeshja është anuluar.

“Më në fund bënë gjënë e duhur”, ka thënë ai në një intervistë.

Edhe ambasada e Izraelit në Argjentinë njoftoi përmes Tuiterit se ndeshja është anuluar. Mediat raportojnë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka telefonuar presidentit Mauricio Macri në përpjekje për të arritur mirëkuptim për miqësoren që duhej të luhej në Jeruzalem të shtunën, por pa sukses.

Lajmi i anulimit të ndeshjes u prit me festime në Gaza, ku të paktën 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave të fundit.

Në Ramallah, në Bregun Perëndimor, shoqata palestineze e futbollit me anë të një deklarate falënderoi sulmuesin e Argjentinës, Lionel Messi, dhe kolegët e tij për anulimin e ndeshjes.

“Vlerat, morali dhe sporti kanë siguruar fitoren sot dhe një karton i kuq i është ngritur Izraelit përmes anulimit të kësaj ndeshjeje”, citohet nga agjencia “Reuters”, Jibril Rajoub.

Ndeshja e anuluar, e cila do të ishte e fundit për Argjentinën para nisjes së Kupës së Botës në Rusi, ishte planifikuar të luhej në stadiumin e Jeruzalemit Perëndimor.

Statusi i Jeruzalemit është një çështje shumë e ndjeshme. Izraeli e sheh si kryeqytetin e tij të përjetshëm dhe të pandashëm, ndërsa palestinezët e shohin pjesën lindore të qytetit si kryeqyteti i shtetit të ardhshëm të Palestinës. Për këtë arsye, ata e kanë pritur me zemërim vendimin për ta zhvendosur ndeshjen nga Haifa në Jeruzalem.

Muajin e kaluar, zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem shkaktoi trazira në rajon.

BBC – Përgatiti: Gazmira Sokoli

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Politika përzihet me futbollin/ Argjentina anulon miqësoren me Izraelin Politika përzihet me futbollin/ Argjentina anulon miqësoren me IzraelinRating: 5.0
To Top