Home / Lajme / Policia e shtetit gëzon besim të lartë te qytetarët, ja rezultatet e studimit
Policia e Shtetit vijon të gëzojë një besim të lartë te qytetarët, sipas një studimi të bërë nga instituti IDRA gjatë periudhës prill-maj 2018. Në këtë studim janë zhvilluar 1500 intervista me qytetarë në të gjithë vendin.Sipas studimit kur qytetarët pyeten se sa mirë e bën punën Policia e Shtetit, 63% e publikut shprehen se ajo është duke bërë një punë të mirë ose shumë të mirë.Përsa i përket nivelit të sigurisë në zonat e banimit edhe këtu kemi të dhëna pozitive të cilat janë të përafërta ose dhe më të mira se mesatarja e Bashkimit Europian.Të pyetur nëse ndihen të sigurt kur lëvizin në orët e vona në lagje, 3 në 4 shqiptarë deklarojnë se ndihen të sigurt ose shumë të sigurt.Pyetjes nëse kanë qenë viktimë e një grabitje ose sulmimi fizik në 5 vitet e fundit, 7% e popullsisë e ka pranuar këtë, por duke e krahasuar me mesataren vendeve të e BE-së, ky është një rezultat pozitiv pasi mesatarja e BE-së është 10 pikë më shumë se Shqipëria.Nota të mira Policia e Shtetit ka marrë e..

Policia e shtetit gëzon besim të lartë te qytetarët, ja rezultatet e studimit

Policia e Shtetit vijon të gëzojë një besim të lartë te qytetarët, sipas një studimi të bërë nga instituti IDRA gjatë periudhës prill-maj 2018. Në këtë studim janë zhvilluar 1500 intervista me qytetarë në të gjithë vendin.

Sipas studimit kur qytetarët pyeten se sa mirë e bën punën Policia e Shtetit, 63% e publikut shprehen se ajo është duke bërë një punë të mirë ose shumë të mirë.

Përsa i përket nivelit të sigurisë në zonat e banimit edhe këtu kemi të dhëna pozitive të cilat janë të përafërta ose dhe më të mira se mesatarja e Bashkimit Europian.

Të pyetur nëse ndihen të sigurt kur lëvizin në orët e vona në lagje, 3 në 4 shqiptarë deklarojnë se ndihen të sigurt ose shumë të sigurt.

Pyetjes nëse kanë qenë viktimë e një grabitje ose sulmimi fizik në 5 vitet e fundit, 7% e popullsisë e ka pranuar këtë, por duke e krahasuar me mesataren vendeve të e BE-së, ky është një rezultat pozitiv pasi mesatarja e BE-së është 10 pikë më shumë se Shqipëria.

Nota të mira Policia e Shtetit ka marrë edhe përsa i përket parandalimit të krimit, por edhe reagimin e saj pas njoftimit të një ngjarje. Kështu qytetarët e intervistuar kanë vlerësuar me 59 pikë nga 100, Policinë e Shtetit në parandalimin e krimeve dhe 62 pikë nga 100 mbërritjen e shpejt në vendngjarje pas njoftimit, e cila lëviz me 8 pikë me mesataren e Bashkimit Europian.

Gjatë prezantimit të studimit e pranishme ishte Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe Drejtori i Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Gjovalin Loka. Ai deklaroi se këto tregues do të shërbejnë për përmirësimin e punës së Policisë së Shtetit.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje