Lajme

Po ikin edhe nga Lëvizjen Besa , jep dorëheqje nga të gjitha funksionet !

Loading...

Një ndër themeluesit e degës së Lëvizjes Besa në Dibër, anëtar i kryesisë dhe një ndër mbrojtësit më të mëdhenj të saj gjatë fushatës së fundit parazgjedhore me opinionet e tij nëpër portale, Krenar Sllova, i zhgënjyer me politikat demagogjike të kryesisë së partisë , jep dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe angazhimet në Levizjen Besa.

Sipas informatave që kemi nga burime të sigurta brenda Levizjes Besa nê Dibër, pas dorëheqjes së Krenar Sllovës, ditëve të fundit kemi edhe një varg dorëheqjesh tjera nga antarë të kryesisë. Pritet që edhe ditëve në vazhim, për të njëjtat motive si Krenar Sllova , do të kemi dorëheqje të tjera nga Levizja Besa në Dibër.

Statusin e plotë të Krenar Sllovës mund t’a lexoni më poshtë:

Para gati 2 vitesh u inkuadrova ne këshillin opozitar fill në hapat e para të formimit të këtij këshilli,që me pas të jem nje nga themeluesit e degës së lëvizjes besa Dibër.

Ky inkuadrim i imi ishte me ftesë të inicijatorit të kësaj levizjeje ne Diber… Un u inkuadrova si nje opozitar i flakte dhe si nje kritikues i pushtetit te atershem.. u inkuadrova duke menduar se ne kete levizje te re do gjeja drejtesi meritokraci demokraci.Per nje kohe te gjate isha i zgjedhur edhe si administrator i kesaj levizjeje dega Diber.E kush ma mir se un do i kuptonte se si ridhnin punet aty. Gjithchka gjeta por drejtsi meritokraci demokraci nuk pash.

Njejt si partit e tjera ne pushtet edhe ketu klani dhe shoqerit e vjetra te krijuara diku tjeter binin dhe bijne vendime vetpelqyese.prandaj sot un mora vendimin per dorheqjen time si antar i keshillit komunal te levizjes besa Diber. Kjo pas nje rasti te pa precedent qe ndodhi sot ne kete dege. Pas nje hileje e pas nje triku te mir planifikuar nga individe te caktuar. Gjithsesi aty ka djem shum te mir dhe puntor qe besoj se do ken kurajon dhe vullmetin per te regulluar situaten kaotike te kesaj dege. Un kete nuk munda ta bej jo se nuk e kisha kurajon por isha nje ze i vetem mes klanit te krijuar kohe me pare se te krijohej kjo levizje. Kam respekt per shumicen e asaj kryesije qe fatkeqsisht vendimet i mer pakica. Pas gjith kesaj mu kujtua diktatori Hoxha qe pasi ariti qellimin eliminoi shoket dhe bashkthemeluesit e partis se tij./TetovaSot/

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Po ikin edhe nga Lëvizjen Besa , jep dorëheqje nga të gjitha funksionet ! Po ikin edhe nga Lëvizjen Besa , jep dorëheqje nga të gjitha funksionet !Rating: 5.0
To Top