Home / Lajme / Pitbulli i kafshon të birin tek Pazari i Ri, flet i ati: Të dalim me armë për fëmijët, i zoti i kafshës kishte hallin e qenit

Pitbulli i kafshon të birin tek Pazari i Ri, flet i ati: Të dalim me armë për fëmijët, i zoti i kafshës kishte hallin e qenit

Një fëmijë 8 vjeç është kafshuar nga një qen i racës “Pitbull”, duke marrë plagë në këmbë.

Djali ishte duke luajtur në sheshin e Pazarit të Ri bashkë me fëmijë të tjerë, kur është sulmuar nga qeni i egërsuar pa maske mbrojtese .

Babai i djalit Marius Spahia rrefen per News 24 se fëmija i tij është tramatizuar.

Ishim tek Pazari i Ri duke luajtur, padashje djali i afrohet qenit, i cili ia kthen me një egërsi të madhe. Qeni ishte i lidhur por nuk kishte maskë mbrojtëse. Djali im bërtiste, policia nuk ishte fare, e çuam direkt në Spital Ushtarak. Djali ka bërë disa vaksina dhe pret të bëjë dhe vaksina të tjera të kushtueshme. Qentë duhet të kenë maskat e veta,” tha i ati.

I zoti i qenit jo vetëm nuk ka kërkuar falje sipas babait , as nuk ka dhënë ndihmë, por ka qëndruar indiferent.

“Falje nuk kërkoi, as nuk u indinjua të vinte. Si duket pronarët kanë vetë probleme, as nuk e pa se çfarë kishte fëmija im”.

Vete 8 vjecari e kujton i friksuar momentin kur u sulmua papritur nga qeni.

“Po luaja aty dhe m’u sul qeni. U frikësova shumë. Mami më tha mos qaj bëhu trim,” tha djali.

Marius Spahia e tij e ka ndarë këtë ngjarje në rrejtet sociale ku qindra komentues të indinjuar , kërkojnë urgjentisht marrjen e masave nga bashkia. Ky prind bën thirrje për të gjithë prindërit të kenë kujdes dhe të mbrojnë fëmijët e tyre

Në mbarë botën ka një debat mbi rrezikshmërinë e qenve agresivë si “pit bull”, “doberman” apo racat e tjera të kësaj natyrë dhe madje në disa vende mendohet që ata të mos lejohet të mbahen.(BW)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje