Lajme

Për gjithë ata që I shqetëson dorëheqja e Tahirit!

Mero Baze

Shqetësimi për dorëheqjen e Saimir Tahirit, duket se është më I madh se shqëtësimi për mos dorëheqjen e tij për gjashtë muaj. I ngritur si një mit politik për nevoja të ditës, mbrojtja politike e Saimir Tahirit mori fund formalisht sot nga vet Saimir Tahiri, duke dëshmuar se ai së paku beson tek liria e tij, më shumë se sa besojnë tek drejtësia, kundërshtarët e tij.

Të gjithë ata që sot vrapojnë të gjejnë arsye të tjera përveç lirisë së tij, tek ai vendim, thjeshtë dëshmojnë se nuk kanë pasur asnjë ditë shqetësim drejtësinë për Saimir Tahirin, por përdorimin politik të Saimir Tahirit për të dëmtuar drejtësinë.

I shqetësuari I madh nga dorëheqja e Saimir Tahirit ishte ai që foli I pari. Sali Berisha I cii nuk dha dorëheqje kur I biri varrosi 26 vet të gjallë nëbiznesin e partnerit të vet dhe kur vet Sali Berisha nuk pranoi as të thirrej për tu dëgjuar si dëshmitar në vrasjen e katër qytetarëve, duke u mbrojtur politikisht, po përpiqet ta zhvlersoj dorëheqjen e Saimir Tahiri..

Loading...

Mero Baze

Shqetësimi për dorëheqjen e Saimir Tahirit, duket se është më I madh se shqëtësimi për mos dorëheqjen e tij për gjashtë muaj. I ngritur si një mit politik për nevoja të ditës, mbrojtja politike e Saimir Tahirit mori fund formalisht sot nga vet Saimir Tahiri, duke dëshmuar se ai së paku beson tek liria e tij, më shumë se sa besojnë tek drejtësia, kundërshtarët e tij.

Të gjithë ata që sot vrapojnë të gjejnë arsye të tjera përveç lirisë së tij, tek ai vendim, thjeshtë dëshmojnë se nuk kanë pasur asnjë ditë shqetësim drejtësinë për Saimir Tahirin, por përdorimin politik të Saimir Tahirit për të dëmtuar drejtësinë.

I shqetësuari I madh nga dorëheqja e Saimir Tahirit ishte ai që foli I pari. Sali Berisha I cii nuk dha dorëheqje kur I biri varrosi 26 vet të gjallë nëbiznesin e partnerit të vet dhe kur vet Sali Berisha nuk pranoi as të thirrej për tu dëgjuar si dëshmitar në vrasjen e katër qytetarëve, duke u mbrojtur politikisht, po përpiqet ta zhvlersoj dorëheqjen e Saimir Tahirit për shkak se I duhet të bëj diçka të ngjashme dhe vet.

Lulzim Basha, I akuzuar nga prokuroria një hap para Saimir Tahirit nën akuzën e shpërdorimit të 220 milionë eurove, dhe ministër I brendshëm përgjegjës për vrajsen e katër qytetarëve , natyrisht që është I frikësuar pasi duhet të bëj diçka të ngjashme. Aq më keq që ndërkohë ai është në një proces hetimor më të thellë se vet Tahiri për pastrim paresh dhe lidhje me nëntokën e politikës ruse, dosje e cila po hetohet nga Uashingtoni në Tiranë.

Për LSI nuk kam çfarë të them se ata I kanë pasur gjithnjë bezdi këto dorëheqjet për të shkuar para drejtësisë.

Por më tej akoma dorëheqja e Tahirit, është një standart që duhet të tremb dhe Partinë Socialiste. Çdokush në atë parti që nesër mund të ndeshet me akuza për korrupsion apo probleme të tjera të drejtësisë, ka tani një standart të cilin Partia Socialiste nuk mund ta ndryshoj. Ata duhet të gjykohen të lirë nga mbështetja politike, nëse janë nën akuza që krijojnë perceptimin se po mbrohen politikisht.

Por nga ana tjetër partizanët e teorive konspirative të shantazhit politik, kanë tani një provë të qartë në dorë, se I shantazhuari I madh politik dhe për arsye politike, në këtë histori ishte Saimir Tahiri dhe jo e kundërta. Ai sot është I lirë nga politika, dhe këtu merr fund çdo shantazh ndaj tij. Tani I vetmi shantazh që ai ka ndaj të tjerëve, është shembulli I tij me dorëheqjen. Fati I tij është shantazhi që tremb më shumë miqtë dhe armiqtë e tij. Dhe bën mirë të tremben!. Ka plot arsye që standarti I dorëheqjes së tij të mos jetë një ditë e gëzuar, sidomos për armiqtë e tij.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Për gjithë ata që I shqetëson dorëheqja e Tahirit! Për gjithë ata që I shqetëson dorëheqja e Tahirit!Rating: 5.0
To Top