Home / Lajme / Një replikë me TemA-n

Një replikë me TemA-n

Nga Luan Rama

Po ju shkruaj keto rradhë, duke marrë shkas prej titullit me të cilin “Tema” e ka shërbyer për lexuesit e vet, një shkrim të marrë prej profilit tim në fb dhe të shoqëruar me një foto tragjikisht të dhimbshme, të një fëmije nga Bulqiza, që mban mbi shpinë një kovë të mbushur me krom, në përpjekje për të ndihmuar mbijetesën e familjes së vet!

Mbase për “Temën” më e rëndësishme është që “Luan Rama nxjerr foton e shkrepur gjatë qeverisjes Berisha-Meta”, meqë ky është edhe titulli i zgjedhur.

Edhe nëse është kështu, asgjë nuk është gabim!

Për mua nuk ka rëndësi se kur është shkrepur ajo foto; gjatë qeverisjes Berisha-Meta, gjatë asaj që pasoi Meta-Rama apo edhe gjatë kësaj tjetrës, Edi-Rama. E rëndësishme është fotografia dhe e vërteta që ajo mbart, është drama dhe dhembja që ajo përcjell dhe akuza që ngre për politikën dhe qeverisjen e këtij vendi, pavarësisht emrave me të cilët i përveçojmë qeveritë!

Sepse, ajo që i përbashkon të gjitha qeveritë tona për fat të keq, është varfëria, është mjerimi!

Për mua e rëndësishme është të tërheq vëmendjen e politikës, të qeverisë padyshim e të të gjithë shoqërisë, për disa të vërteta migjeniane si ajo e fotos së djalit nga Bulqiza, të cilat i gjen gjithkund nëpër Shqipërinë tonë europiane; i gjen edhe në bulevardin përpara kryeministrisë tek sheh dhjetëra fëmijë të braktisur tek lypin dhimbshëm, apo edhe tek qindra të tjerë që kanë braktisur shkollat e nuk dinë të shkruajnë as emrin e tyre.

Por i gjen edhe nëpër kullat e ngujimit ku mosveprimi i shtetit i detyron të mbrohen prej “hasmit” pa e ditur se si do të jetë e nesërmja e tyre, por i gjen edhe mes atyre mijëra e mijëra shqiptarëve që vetëm prej varfërisë e pasigurisë kanë zgjedhur të ikin prej Shqipërisë që pret çeljen e negociatave me BE-në!

1 qershori nuk është ditë feste, siç për paradoks prej kohës komuniste, vazhdon të festohet edhe sot e kësaj dite!

Eshtë ditë solidariteti dhe sensibilizimi me fëmijët!

Mirëpo, për fat të keq, sot për mijëra e mijëra fëmijë në nevojë e të braktisur, kjo ditë ishte si gjithë të tjerat; ata në dhembjen e hallit të tyre, përballë malit që s’bëzan, përballë malit të babëzisë e makutërisë, përballë malit të krimit e korrupsionit, përballë malit të së keqes e të shëmtisë, në majē të të cilit janë bashkë politikanë e trafikantë, deputetë e kriminelë, ministra e prej atyre që janë shpallur në kërkim, por që politika i merr në mbrojtje për t’i përdorur për zgjedhjet e rradhës!

Dhe pastaj, të gjithë presim çeljen e negociatave, që të bëjmë festë e të zihemi se e kujt është merita!

Ndërsa e vërteta e fotos së djalit të vogēl nga Bulqiza, mbetet po ajo; e njejtë, e pandryshuar, e dhimbshme, akuzuese, pavarësisht se në cilën kohë është shkrepur aparati për ta fiksuar atë realitet!

Ajo foto njësoj mund të bëhet duke e shkrepur aparatin edhe pas datës 28 qershor, kur Këshilli Europian do të marrë vendim, nëse do t’i çelë apo jo negociatat me Shqipërinë!

Edhe Migjeni “aparatin” e tij kur shkroi “Poemën e Mjerimit” e shkrepi 85-vjet më parë, po a nuk duket sikur e ka shkruar sot?!

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje