Lajme

Nishani i shqetësuar: Shteti është futur në kolaps të plotë, udhëkryq më të mjegullt s’ka patur kurrë Shqipëria

Ish presidenti Bujar Nishani thotë se shteti është futur në kolaps të plotë.

Përmes një komenti të gjatë në facebook teksa rendit aryset se pse shteti është futur në kolaps, Nishani thotë mes të tjerash se shqiptarët kanë humbur shpresën dhe sipas tij udhëkryq më të mjegullt skanë patur kurrë Shqipëria dhe shqiptarët.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, shteti ynë i përbashkët është futur në kolaps të plotë.

Eshtë futur shteti në kolaps sepse janë në kolaps shtyllat e tij kryesore, mekanizmat e funksionimit të tij.

Eshtë futur në kolaps ekonomia.

Prej disa vitesh nuk flitet për “investime”, as si politikë e as si realitet. Motorri i një ekonomie që zhvillohet është politika e investimeve, kryesisht në sektorët e prodhimit por dhe në infrastrukturë dhe shërbime. Investimet Zero !

E vetmja para që lëvrohet me shumicë është valuta e huaj si produkt i trafikut të narkotikëve.

E vetmja fushë që kjo lloj paraje cek, është betonizimi, jo vetëm si politikë e mbytjes dhe ndotjes urbane por ..

Loading...

Ish presidenti Bujar Nishani thotë se shteti është futur në kolaps të plotë.

Përmes një komenti të gjatë në facebook teksa rendit aryset se pse shteti është futur në kolaps, Nishani thotë mes të tjerash se shqiptarët kanë humbur shpresën dhe sipas tij udhëkryq më të mjegullt skanë patur kurrë Shqipëria dhe shqiptarët.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, shteti ynë i përbashkët është futur në kolaps të plotë.

Eshtë futur shteti në kolaps sepse janë në kolaps shtyllat e tij kryesore, mekanizmat e funksionimit të tij.

Eshtë futur në kolaps ekonomia.

Prej disa vitesh nuk flitet për “investime”, as si politikë e as si realitet. Motorri i një ekonomie që zhvillohet është politika e investimeve, kryesisht në sektorët e prodhimit por dhe në infrastrukturë dhe shërbime. Investimet Zero !

E vetmja para që lëvrohet me shumicë është valuta e huaj si produkt i trafikut të narkotikëve.

E vetmja fushë që kjo lloj paraje cek, është betonizimi, jo vetëm si politikë e mbytjes dhe ndotjes urbane por dhe si pastrim i pisllëkut kriminal të parasë ilegale.

Fundi i tunelit të kësaj rruge mbetet tmerrësisht i errët, i destinuar për përplasje fatale

Infrastruktura asnjë investim ,

( sheshet e disa qyteteve përfshirë Tiranën përveçëse një shëmti urbanistike rezulton të jetë dhe një shpërdorim marramendës i parave të shqiptarëve.

Preventiva miliardëshe me çmimet e luksit evropian dhe punime të skaduara brenda viti, që nga palmat e thara tek pllakat e thyera dhe gropat e hapura.

Paratë e spitaleve, pensioneve, rrogave, ilaçeve, kopshteve e çerdheve të fëmijve, të shpërdoruara dhe grabitura si % korrupsioni në këtë spekullim të propagandës së fasadës për mashtrim publik dhe elektoral.

Rrogat dhe pensionet ; asnjë përmirësim në 5 vite, por paksim në raport me rritjen e çmimeve, taksave dhe korrupsionit në marrjen e shërbimeve.

Asnjë investitor i huaj !

Mbyllje të bisnesit të vogël dhe të mesëm dhe largim në emigracion i fuqisë më energjike të punës dhe trurit më të ri.

Kolaps i institucioneve te shtetit !

Shkatërrimi i institucionit të zgjedhjeve përmes injektimit dhe kalcifikimit të kulturës së blerjes së votave nga grupet e të fortëve të liçensuar për “bisnesin” e hashashit, heroinës, kokainës dhe tenderave të parave publike.

Politizimi ekstrem, nepotizmi dhe korrupsioni i të gjitha niveleve ka atrofizuar totalisht administratën e institucioneve të qeverisë.

Shërbimi më jetik për njeriun, ai shëndetësor është shndërruar në një monstër ku në vend të lehtësimit dhe shërimit të vuajtjeve ato shtohen e rëndohen.

Institucionet e drejtesisë janë futur në kolaps total dhe kontroll të plotë partiak !

duke e kthyer Shqipërinë në një Zuzuland unikal ku Gjykata Supreme dhe ajo Kushtetuese janë nxjerrë jashtë funksionit duke i shpërbërë dhe Shqipëria është kthyer i vetmi vend në botë ku pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ (i njehsuar me atë ekzekutiv në fakt) nuk kanë kurrfarë kontrolli ligjor.

Prokuroria e Shteti pas 25 vitesh të lindjes së shtetit ligjor u kthye totalisht deri në kufijtë e qesharakes, në një zyrë avokatie të qeverisë dhe atyre anëtarëve të maxhorancës qeverisëse të kapur në flagrancë në skandale dhe krime penale.

Policia e Shtetit e tradhëtuar dhe paralizuar ! legjitimiteti i të cilës i shndërruar si një bucelë argjile që mund të përplaset në tokë në çdo moment nga duart e pakontrolluara të narkomanëve që justifikimin e papërgjegjshmërisë së tyre e kanë të garantuar tek modeli i kreut të Ministrisë së Brendshme, familjar i veprimtarisë së trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Kjo tradhëti dhe paralizë e policisë së shtetit nuk konfirmohet vetëm nga intensiteti i frikshëm i krimeve aq të përhapura si vjedhjet masive të shtëpive dhe bisneseve të qytetarëve apo trafikut të kanabisit të magazinuar prej një viti e që ska të ndalur, nga vrasjet që po shtohen çdo mesdite qyteteve të vendit, por më së shumti tek modeli zyrtar që dikton i pari qeverisë në imponimin përmes dhunës që të jep pushteti autokrat, se kush duhet të hetohet, si duhet të hetohet, çfar akuze i duhet bërë, sa dhe si duhet të dënohet dhe se tek kush nuk duhet guxuar të afrohet hetimi dhe zbatimi i ligjit.

Policinë, prokurorinë dhe gjykatën jo vetëm i paralizoj totalisht shfaqja tragji-komike e Kryeministrit “me ekspertizën anonime” të përgjimit audio të vëllait trafikant të Ministrit të Brendshëm dhe përpëlitjet e sforcuara të taborit të agjitatorëve qeveritarë, por tashmë deri në rikthimin e shtetit në Shqipëri ato janë inegzistente “de facto”.

Sensi i gjendjes psikologjike të qytetarëve në ngërç të pa ndeshur kurrë më parë !

Paralizë totale e energjive pozitive të shqiptarëve. Humbja e shpresës dhe besimit ka zevendësuar dëshirēn, ambicjen, angazhimin dhe përpjekjet.

Udhëkryq më të mjegullt skanë patur kurrë Shqipëria dhe shqiptarët.

Këto, padyshim janë konstatime që i bën gjithkush sot.

Këtë kolaps të shtetit e sheh dhe e prek seicili prej nesh sot.

Por dhe përgjegjësitë për shpëtimin e tij janë tek çdonjerit prej nesh sot, të dashur miq !

Angazhimi qytetar e civil për interesin e fëmijëve dhe të nesërmes ndryshe është intubimimi i vetëm për oksigjenin që do rikthejë shtetin në Shqipëri. (TemA)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Nishani i shqetësuar: Shteti është futur në kolaps të plotë, udhëkryq më të mjegullt s’ka patur kurrë Shqipëria Nishani i shqetësuar: Shteti është futur në kolaps të plotë, udhëkryq më të mjegullt s’ka patur kurrë ShqipëriaRating: 5.0
To Top