Lajme

Negociatat, Gjermania do verifikojë: Bashkëpunim për integrimin

Vizita e tij në Shqipëri vjen në një moment delikat për vendin, ndaj mesazhet që Michael Roth dha në deklaratën e përbashkët për mediat me Ditmir Bushatin ishin të forta dhe shkonin si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën e vendit.

Që në nisje të fjalës së tij, ministri i Jashtëm i kabinetit të Angela Merkel, la të kuptohej se Gjermania nuk ka ende një vendim final për çeljen e negociatave për Shqipërinë, por theksoi se të gjitha arritjet e vendit të nënvizuara në rekomandimin e KE po verifikohen me vëmendjen maksimale.

“Po verifikojmë arritjet në bashkëpunim me Bundestagun dhe pas kësaj do të pozicionohemi për negociatat. Argumentet për çeljen e negociatave nuk mungojnë, perspektiva për në BE është në interesin jo vetëm të qeverisë shqiptare, por edhe tonin, dhe duhet tua shpjegojmë këtë qytetarëve tanë”, tha Roth.

Më tej shtoi se “rruga e Shqipërisë drejt BE do të jetë e vështirë, por është një rrugë që në fund të fundit ja vlen”.

Ndaj sipas tij në vend duhet të punohet për forc..

Loading...

Ndaj sipas tij në vend duhet të punohet për forcimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe sistemit të drejtësisë, por në të njëjtën kohë në emër të negociatave palët politike duhet të lënë mënjanë përplasjet e brendshme.

“Pres prej qeverisë që të vijojë politikën e reformave, pres edhe prej opozitës shqiptare të kontribuojë në këtë proces duke marrë përgjegjësitë e veta. Dje bisedova me Bashën, një bisedë mjaft e mirë, dhe sado që të ketë konflikte në politikat e brendshme që është shenjë e një demokracie të gjallë, në çështje të tilla si negociatat duhet të kalohet përtej konflikteve për një konsensus të përgjithshëm”, theksoi ministri gjerman.

Roth nënvizoi se “procesi i vettingut i nisur në Shqipëri është proces unik që përbën si model për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Kam diskutuar me ekspertët e organeve të vettingut dhe më thanë se procesi ka nisur duke treguar rezultate e veta”, tha ai.

Kreu i diplomacisë gjermane deklaroi se ka biseduar me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa, të cilit i ka bërë me dije se duhet të intensifikohet lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Presim më tepër rezultate në këtë drejtim. Ne kemi interes më të madh në këto beteja, ku ofrojmë dhe ekspertizën tonë. Zhvillimet e vendit tuaja janë verifikuar nga KE. Qeveria jonë po verifikon të gjitha këto arritje dhe në bashkëpunim me Bundestangun do të arrijmë të pozicionohemi lidhur me negociatat Argumentet për çeljen e negociatave sigurisht që nuk mungojnë. Anëtarësimi i Shqipërisë është edhe në interesin tonë dhe ne do t’ia shpjegojmë këtë bashkëqytetarëve tanë”, u shpreh Roth.

12 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Negociatat, Gjermania do verifikojë: Bashkëpunim për integrimin Negociatat, Gjermania do verifikojë: Bashkëpunim për integriminRating: 5.0
To Top