Home / Lajme / Në pritje të takimit historik: “I çmendur”, “mision vetëvrasjeje”, të gjitha përplasjet e Trump dhe Kim Jong

Në pritje të takimit historik: “I çmendur”, “mision vetëvrasjeje”, të gjitha përplasjet e Trump dhe Kim Jong

Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me liderin e Koresë së Veriut do të jetë një “Marrëveshje e Madhe”.

•Për çfarë do të flasin?

•A do e bëjë takimi i tyre botën një vend më të sigurtë?

•Çfarë impakti do të ketë në jetën e koreano-veriorëve?

•Do të marrin Trump e Kim çmimin Nobel për Paqen?

PSE GJITHË KJO BUJË?

E gjitha ka të bëjë me liderët e dy vendeve me armë nukleare që thonë se duan të rregullojnë gjërat. Deri kur para pak kohësh, kërcënonin se do ia lëshonin këto armë njëri-tjetrit.

Koreja e Veriut ka qenë një vend i vështirë për dekada me radhë, për shkak të ndjekjes së pamëshirshme të armëve bërthamore dhe shkeljeve tronditëse të të drejtave të njeriut.

Udhëheqësit e Koresë së Veriut kanë menduar gjithmonë se një takim ballë për ballë me një president amerikan do të thoshte se më në fund po merreshin seriozisht si shtet.

Por SHBA – dhe shumica e vendeve të tjera – kanë refuzuar me kohë që të angazhohen me Korenë e Veriut nëse nuk i ndryshon metodat e saj.

Çdo gjë ndryshoi më parë këtë vit kur Donald Trump iu përgjigj Kim Jong-un duke thënë se do të donte ta takonte. Kështu që ky takim mund të ndryshojë rrjedhën e historisë.

PSE SHBA DHE KOREJA E VERIUT URREHEN KAQ SHUME?

Është e komplikuar, por në thelb ato kanë ide të kundërta politike dhe e shohin njëri-tjetrin si një kërcënim ekzistencial.

Amerika është një demokraci e pasur kapitaliste. Koreja e Veriut është një shtet totalitar i varfër, vend një partiak, i lindur nga kaosi i Luftës së Dytë Botërore që ndau gadishullin Korean.

Ata luftuan një luftë në vitet 1950, kur Veriu pushtoi Korenë e Jugut dhe SHBA u zhvendos për të mbështetur këtë të fundit.

Kjo luftë nuk përfundoi kurrë zyrtarisht, vetëm është ndalur me një armëpushim. Pra, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë teknikisht në luftë.

Koreja e Veriut u zhvillua si një shtet i izoluar, një-partiak dhe liderët e saj vendosën se kishte nevojë për një program të plotë të armëve bërthamore nëse do të donte të mbijetonte.

Koreja e Veriut ka testuar raketat gjithnjë e më të fuqishme, duke përfshirë një që thotë se mund të arrinte në kontinentin amerikan.

Në shtator, ai kryen testin e gjashtë bërthamor – e cila thuhej se ishte një bombë hidrogjeni që mund të vihej mbi një raketë.

Ky shqetësim i madh ekziston sepse bota ka rënë dakord se nuk duhet të ketë shtete të reja bërthamore dhe se ato ekzistuese nuk do t’i përdorin ato.

Koreja e Veriut në veçanti konsiderohet gjerësisht se nuk ka përgjegjësi të mjaftueshme për të pasur armë bërthamore – edhe pse ajo vazhdonte të kërcënonte me përdorimin e tyre. Programi i tij bërthamor ka qenë gjithnjë shqetësues.

DO IA DALIN TRUMP DHE KIM NË KËTË TAKIM?

Deri tani, asgjë nuk ka ndodhur. Të dy udhëheqësit janë shumë të paparashikueshëm, të paqëndrueshëm, nacionalistë dhe të prirur për shpërthime të zemëruara.

Më poshtë është një përzgjedhje e fyerjeve që ata, ose përfaqësuesit e tyre, kanë hedhur me njëri-tjetrin përgjatë kësaj kohe:

-“Koreja e Veriut të mos bëjë më kërcënime ndaj SHBA-së. Do përballen me një zemërim që bota nuk e ka parë kurrë” – Donald Trump (gusht 2017)

-“Si duket dialogu me një njeri të tillë nuk duket i mundshëm,” – Gjeneral Kim Rak-gyom (gusht 2017)

-“Njeriu rraketë është në një mision vetëvrasjeje për të dhe regjimin e tij” – Donald Trump (shtator 2017)

-“Qeni që leh nuk të ha, e ndjej frikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” – Kim Jong-Un (shtator 2017)

-“Kim Jong-Un i Koresë, i cili është një i çmendur që nuk i vjen keq për popullin e tij që po vdes urie, do të testohet si kurrë më parë, ” – Donald Trump (shtator 2017)

-“Një i çmendur si Trump kurrë nuk do të na trembë apo të ndalë zhvillimet tona” – Ministri i Jashtëm korean (nëntor 2017)

SI E NDRYSHOI BOTËN PATINAZHI NË AKULL?

Më 1 janar, krejtësisht papritur, Kim tha se ishte i gatshëm për të folur me Korenë e Jugut. Pika e kthesës? Ai donte të dërgonte një ekip patinimi në akull për të konkurruar në në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang, Korenë e Jugut.

Pas shumë bisedimeve, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut morën pjesë në Olimpiadën Dimërore në shkurt si një ekip i vetëm.

Më pas, në muajin mars, disa zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut dërguan një mesazh nga Kim në SHBA – se ai donte të takonte Trump, se do ndalonte të gjitha testimet bërthamore dhe raketore dhe ishte “e angazhuar për denuklearizimin”.

Trump pranoi menjëherë – duke përmbysur dekadat e politikës amerikane – dhe planet për takim filluan.

Në fillim të majit, data u caktua më 12 qershor dhe pastaj vendndodhja, Singapori. Si një gjest vullnetesh të mirë, Koreja e Veriut lëshoi tre amerikanë që kishin në burg. Ajo gjithashtu shpërtheu vendin ku ka kryer gjashtë testet e saj nëntokësore bërthamore.

A U ZHVILLUA NJË SAMIT HISTORIK?

Po, ishte takimi mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut. Në muajin prill, Presidenti i Koresë së Jugut, Mun-Jae-in, udhëtoi në distanca të shkurtra nga Seuli në DMZ – kjo është zona e çmilitarizuar e cila ka ndarë Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut që kur lufta u ndal në vitin 1953.

Dy krerët ecën deri në kufi, shtrënguan duart dhe secili nga ana e tij u largua në anën tjetër. Një ditë e jashtëzakonshme u zhvillua kur liderët biseduan, hëngrën së bashku dhe bënë një shëtitje rreth rajonit kufitar. Ata u takuan përsëri në maj, për më shumë biseda … Dhe më shumë përqafime.

Edhe pse takimi u anulua njëherë, bisedimet nisën sërish pas një letre të dorëzuar nga gjenerali i Kim Jong Un drejtuar Trump-it.

PSE NE SINGAPOR DHE ÇFARË PO PËRPIQEN TË ARRIJNË?

Është një vend i sigurt, neutral dhe ka marrëdhënie të mirë me Amerikën dhe Korenë e Veriut. Koreja e Veriut ka një ambasadë në Singapor, gjë që nuk ndodh ta ketë në shumë vende.

Protestat janë gjithashtu shumë të ndaluara në Singapor, kështu që ata nuk do të duhet të shqetësohen për këtë.

Ende nuk është e qartë se çfarë duan të arrijnë.

Pritet që ata të flasin për denuklerarizimin, të shkurtojnë tensionet në gadishullin Korean e të sigurojnë paqen botërore. Por Trump kohët e fundit ka ulur këmbënguljen e tij për zbërthimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të programit bërthamor të Koresë së Veriut. Ai ka treguar se mund të pranojë një heqje graduale të programit, në këmbim të një rishikimi të sanksioneve.

Kim dëshiron të jetë në gjendje t’i tregojë botës – dhe koreanëve – se SHBA po e merr seriozisht. Ai me siguri do të kërkojë lehtësimin e sanksioneve, por Peniani ka këmbëngulur se nuk do të “shantazhohet” me oferta të ndihmës.

Vlen të kujtohet, Koreja e Veriut ka rënë dakord për të gjithë këtë përpara, vetëm për të braktisur ato marrëveshje.

Të dy liderët i kushtojnë rëndësi të madhe lidhjeve personale. Mund të jetë që një ditë bisede miqësore në një hotel në Singapor e cila do të vendosë paqen në lëvizje. Ajo që me siguri nuk do të diskutohet janë të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut.

A DO VLERËSOHEN ME ÇMIM NOBEL PËR PAQEN?

Trump thotë se njerëzit mendojnë se ai e meriton një. Në fund të fundit, paraardhësi i tij Barak Obama e mori atë edhe para se presidenca e tij të niste.

Dhe ka një argument të fortë – nëse udhëheqësit arrijnë të lënë prapa grindjet e tyre personale dhe dekadat e antagonizmit politik dhe të arrijnë paqe të qëndrueshme, do të jetë e jashtëzakonshme.

Është e sigurt të thuhet, megjithatë, nuk do të ketë më shumë kandidatë përçarës se Kim Jong-un dhe Donald Trump./BW/

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje