Home / Lajme / Në Klinikën e Gjinekologjisë nga fillimi i vitit kanë vdekur 127 foshnja
Në Klinikën e Gjinekologjisë nga fillimi i vitit kanë vdekur 127 foshnja

Në Klinikën e Gjinekologjisë nga fillimi i vitit kanë vdekur 127 foshnja

Në Klinikën e Gjinekologjisë nga fillimi i vitit kanë vdekur 127 foshnja
Në Klinikën e Gjinekologjisë nga fillimi i vitit kanë vdekur 127 foshnja

Një sërë parregullsish lidhur me kushtet hapësinore dhe të kuadrit si dhe pajisjeve, kanë konstatuar inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) pas mbikëqyrjes së kryer inspektuese në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri (KGJA).

Siç kumtoi drejtoresha e ISHSSH, Irina Sotirova Buhova, mbikëqyrja e jashtëzakonshme është zbatuar me kërkesë të drejtoreshës së KGJA, Viktoria Jovanovska.

Në Klinikën e Gjinekologjisë nga fillimi i vitit kanë vdekur 127 foshnja
Në Klinikën e Gjinekologjisë nga fillimi i vitit kanë vdekur 127 foshnja

“Në repartin për trajtim intensiv dhe postintensiv ka vëllim të rritur të punës në raport me kapacitetet hapësinore dhe të kuadrit. Janë të sistemuar nga dy foshnja të sapolindura në një inkuabtor, gjegjësisht në 25 inkubatorë kanë qenë 49 foshnja të sapolindura. Në Repartin për trajtim intensiv dhe postintensiv nuk ka numër të mjaftueshëm të infermiereve. Në turnin e parë për foshnjat kujdesen katër infermiere dhe dy neonatalogë. Në turnin e dytë janë të angazhuar katër infermiere, dy neonatalogë dhe një pediatër. Klinika ka mungesë të anesteziologëve, infermiereve, akushereve dhe asistentëve të instrumenteve”, tha drejtoresha e ISHSSH.

Ajo theksoi se në KGJA të punësuar janë gjithsej 300 persona, prej të cilëve 86 janë doktorë-specialistë, 125 akushere, 60 infermiere dhe 29 laborantë. Sipas saj, ky numër nuk i plotëson kapacitetet me të cilat funksionon klinika.

Parregullsi inspeksioni ka konstatuar edhe në laboratorin fitologjik, veçanërisht lidhur me mungesën e kuadrit. Siç tha Buhova, dy specialistë të patohistologjisë në ditë i kryejnë nga 30 deri në 40 kontrolle të pacientëve në një mjek, ndërsa i marrin nga 350 dhe 400 materiale prej gjinekologëve amë nga i gjithë shteti. Gjatë pranimit, siç theksoi Buhova, materialet nuk regjistrohen në mënyrë elektronike dhe në ditar, por pas analizës së kryer.

Inspektorët kanë përcaktuar edhe se nuk ka kapacitet të mjaftueshëm në sistemim për ventilimin e ajrit të pastër dhe në sistemin për termorregullim, se rrjedh çatia e ndërtesës së klinikës me ç’rast është konstatuar lagështi në një pjesë të klinikës, se përdoren sterilizatorë të vjetër për pelena, si dhe në laktarium nuk është siguruar ujë i rrjedhshëm.

“Për të gjitha këto vërejtje sanitaro-teknike, KGJA do t’i jepet vendim me afatet e sakta kohore në të cilat do të duhet të sanohen të gjitha vërejtjet e theksuara”, theksoi Buhova.

Drejtoresha e KGJA Jovanovska theksoi se tani më kanë filluar aktivitetet për tejkalimin e këtyre problemeve nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.  U është paralajmëruar se do të sigurojnë 15 inkubatorë të rinj për KGJA, ndërsa theksoi se problemi me mungesën e kuadrit do të zgjidhet menjëherë pas zgjedhjeve me punësimin e doktorëve të rinj, infermiereve, pediatërve dhe anesteziologëve.

Në pyetjen e gazetarëve nëse parregullsitë e tilla në KGJA mund të jenë shkaku për vdekshmërinë e lartë tek foshnjat, Buhova deklaroi se çdo foshnjë e sapolindur është rast i veçantë dhe se ekzistojnë më shumë faktorë të cilat çojnë drejt vdekjes, por, thotë, mosplotësimi i kushteve mund të ndikojë.

“Duhet pasur parasysh se numri më i madh i rasteve të vdekjes janë fëmijë të lindur me rrezik ose nga shtatzëni të rrezikuar”, thotë Buhova.

Nga KGJA informojnë se sivjet bashkë me 30 shtatorin në klinikë jetën e kanë humbur 127 foshnja.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje