Lajme

Ndjekje si nëpër filma, policia qëllon me armë ndaj 2 shqiptarëve

Loading...

Dy të rinj shqiptarë rrezikuan jetën e oficerëve të policisë gjatë një ndjekje me makina në Mandelieu La Napoule të Francës mbrëmjen e së martës.

Mediat lokale shkruajnë se shqiptarët po ndiqeshin nga policia pasi u zbuluan teksa po përpiqeshin të hynin në një shtëpi për të vjedhur. Sapo mësuan se policia i kishte diktuar, dy shqiptarët 21 dhe 16 vjeç vodhën një makinë Audi A8 dhe u arratisën.

Policia u vu në ndjekje të të rinjve, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Të rinjtë shqiptarë nuk i ndaluan as postbllokut duke përplasur një nga makinat e policisë. Njëri oficer mbeti i plagosur lehtë. Në këto kushte, policët u detyruan të qëllonin me armë ndaj tyre, raportojnë mediat franceze.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ndjekje si nëpër filma, policia qëllon me armë ndaj 2 shqiptarëve Ndjekje si nëpër filma, policia qëllon me armë ndaj 2 shqiptarëveRating: 5.0
To Top