Home / Jeta / “M’u ndez një shkëndijë jete”, historia e dhimbshme e Linditës (Video)
​"M’u ndez një shkëndijë jete", historia e dhimbshme e Linditës

“M’u ndez një shkëndijë jete”, historia e dhimbshme e Linditës (Video)

Lindita Buzuku, e sëmura me kancer nga Berati kërkonte ndihmën e shqiptarëve pasi nuk e përballonte dot ecejaket për t’u kuruar në Tiranë.​

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në Berat ku takoi Linditën në banesën e saj.

Ajo rrëfen se 13 vjet më parë në këtë banesë jeta e saj u përmbys e gjitha. Sëmundja e rëndë e kancerit i mori këmbën e majtë. Pasi u vizitua në Tiranë ajo mësoi se kanceri i ishte rikthyer fuqishëm dhe më agresiv. Linditës dhe Ndriçimit u duhet të udhëtojnë çdo 21 ditë nga Berati në Tiranë për të ndjekur kimioterapinë me shpresën se një ditë ky makth do të marrë fund.

Përveç sëmundjes meraku i Linditës është vajza 17 vjeçare, të cilën dhimbja e ka rritur para kohe. Lindita ka ende forcë për të besuar se do t’ia dalë mbanë edhe kësaj here ashtu si para 13 vjetësh kur humbi këmbën. Jeta e Linditës është e lidhur pas një karroce lëvizëse.

Tashmë Lindita do të ketë mundësi të bëjë një jetë më normale me vendosjen e protezës. Ndihet e motivuar dhe sytë e ëmbël i qeshin. Ka gjetur forcën për ta kapur jetën kaq të padrejtë prej flokësh e na thotë se e ka mundur sëmundjen dhe dëshpërimin.

“Do gëzohem me familjen time, do eci, do vrapoj”- thotë ajo teksa sytë i kanë marrë një tjetër shkëlqim.

“Për mua është një mrekulli, i falënderoj shqiptarët kudo që janë, më dhanë kurajë. Falënderoj emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’, këto fjalë sot më dalin nga shpirti, nuk e prisja gjithë këtë mrekulli”- thotë ajo.

Një surprizë tjetër e pret Linditën. Elvis Naçi e ka shoqëruar Linditën në një apartament pranë spitalit universitar ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Apartamenti është vetëm 200 metra larg spitalit, ashtu siç kishte shprehur dëshirën Lindita në emision, të premten e kaluar.

Derën e hap e ëma e Linditës, kjo e fundit di vetëm se do të takojë një person. Dera hapet ndërsa nënë e bijë përlotën kur takohen. Në këtë moment Elvis Naçi i jep Linditës lajmin e madh se kjo është banesa e saj. Për qiranë e banesës është kujdesur personalisht Naçi.

“Kjo është shtëpia që t’i do të qëndrosh si princeshë. Do jesh e qetë pasi është pranë spitalit”, tha Naçi.

​"M’u ndez një shkëndijë jete", historia e dhimbshme e Linditës
​”M’u ndez një shkëndijë jete”, historia e dhimbshme e Linditës

 

 

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje