Lajme

Misioni i Teutës, pikë mbijetese përballë pretendentëve

Një finale e pashfrytëzuar. Barazimi 3-3 me Kamzën në shtëpi e komplikoi fundin e sezonit për Teutën, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar. Mbijetesa është mëse e mundur, edhe pse niveli i vështirësisë në realizimin e këtij misioni është rritur.

Pikët për të qëndruar mes më të mirëve, tashmë durrsakët duhet ti sigurojnë në duelet përballë pretendentëve.

Kalendari nuk është aspak i thjeshtë, që këtë fundjavë nis me ndeshjen në fushën e Partizanit, për të vazhduar me duelin në shtëpi me Kukësin dhe një tjetër transfertë të vështirë në fushën e Skënderbeut.

Kur gara bëhet e fort, të fortët zbresin në fushë. Ky është parimi me të cilin duhet të nisen te Teuta, edhe sepse pavarësisht cilësisë në letër më të ulët, në fund ajo që do ti ndihmojë drejt rezultateve pozitive është dëshira, grinta dhe marrja e përgjegjësive me një mentalitet fituesi.

Pikët e humbura në dy javët e fundit me Flamurtarin dhe Kamzën, duhet me patjetër të rikuperohen në këto tre sfida.

Nëse i referohesh llogarive të..

Loading...

Nëse i referohesh llogarive të pashmangshme në çdo fund sezoni, “djemve të detit” u nevojiten të paktën 4 pikë përballë tre prej skuadrave më të forta të kampionatit. Gjithmonë duke menduar më pas dy fitore në sprintin final me Lushnjën dhe Laçin.

10 pikë në total në 5 javët e fundit mund të jenë të mjaftueshme për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Misioni është tejet i vështirë, por në futboll nuk mund të flasësh asnjëherë se është i pamundur.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Misioni i Teutës, pikë mbijetese përballë pretendentëve Misioni i Teutës, pikë mbijetese përballë pretendentëveRating: 5.0
To Top