Home / Lajme / Milaim Zeka dyshohet të ketë mashtruar 920 kosovarë me viza pune në Gjermani

Milaim Zeka dyshohet të ketë mashtruar 920 kosovarë me viza pune në Gjermani

920 KOSOVARË KANË PROVUAR TË EMIGROJNË NË GJERMANI ME VIZA PUNE NËPËRMJET NJË AGJENCIE PUNËSIMI E CILA NË FAKT ISHTE NJË SKEMË MASHTRIMI E DEPUTETIT MILAIM ZEKA DHE PARTNERIT TË TIJ, ILIR KRASNIQI. APLIKANTËT KANË PAGUAR NGA 50 EURO DERI NË 3500 EURO PËR NJË VIZË PUNE. POR, NË VEND TË PUNËSIMIT JANË GJENDUR BRENDA NJË SKEME MASHTRIMI. INSAJDERI KA HULUMTUAR PËR MË SHUMË SE DY MUAJ KËTË RAST. PROKURORIA NDËRKOHË KA NISUR HETIME. ZEKA PO HETOHET PËR KRIM TË ORGANIZUAR, MASHTRIM DHE SHMANGIE NGA TATIMI. PARTNERI I TIJ NDODHET NË PARABURGIM.

Më 9 mars të vitit të kaluar, Milaim Zeka kishte prezantuar në emisionin e tij “Pa Rrotlla” një biznesmen shqiptar të suksesshëm dhe të pa korruptuar.

Ilir Krasniqi, tregonte në emisionin e Zekës që transmetohej në RTK, se si një ministër kosovar i kishte kërkuar 3 milion euro ryshfet atij dhe partnerëve gjermanë, për një investim në KEK.

Por, asnjëri nuk ia përmendin emrin për “çështje etike”.

Me diksion krejtësisht të njëjtë, ata bisedonin për këtë investim të mbetur në tentativë si pasojë e një ministri të korruptuar.

Kurrë nuk kanë treguar se kush ishte ky ministër. As nuk kishin shkuar në Polici për ta denoncuar.

Kjo intervistë në fakt kishte një qëllim tjetër: prezantimin e Krasniqit si biznesmen kredibil për t’i hapur rrugë një skeme mashtrimi që po përgatisnin ata dy. Po promovohej një mashtrues me të cilin Zeka kishte hyrë në ortakëri.

Rreth një muaj para kësaj interviste, Zeka e Krasniqi kishin hapur një agjenci për punësimin e kosovarëve në Gjermani. Kompania ka funksionuar më shumë se një vit.

Gjatë kësaj periudhe Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqi me anë të kompanisë së tyre kanë mashtruar 920 kosovarë. Atyre u janë marrë nga shuma të ndryshme parash prej 50, deri në 3500 euro.

Certifikata e biznesit 

U ishin premtuar viza pune në shtetin më të zhvilluar në Evropë.

Por, në vend të punësimit, këta 920 kosovarë kanë humbur ato pak kursime që kishin. Paratë kanë përfunduar në xhepat e Milaim Zekës dhe partnerit të tij.

Deputeti Milaim Zeka, së bashku me partnerin e tij, Ilir Krasniqin kishin hapur një agjenci punësimi të quajtur “Ilir Krasniqi e Milaim Zeka OP”, me numër biznesi 1284891.

Firma ishte regjistruar më 2 shkurt 2016 në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. “Zyra e punësimit” ishte hapur në të njëjtin ambient me zyrat e portalit “Pa rrotlla” në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Stafi i zyrës kishte mbajtur në krah karta identifikimi me mbishkrimin “Pa Rrotlla”.

Ndërkohë, Zeka ishte tërhequr me letra nga firma me arsyetimin se është person publik. Këtë e ka pohuar partneri i tij, që tashmë ndodhet në paraburgim.

Firma tashmë quhej “Ilir Krasniqi O.P”.

Mashtrimet e Zekës dhe Krasniqit me këtë agjenci tashmë kanë përfunduar. Një hetim penal që kishte nisur kundër Krasniqit është zgjeruar edhe kundër Zekës.

Bazuar në dëshmitë e shumë prej viktimave, deputeti i Nismës për Kosovën, po hetohet si mashtrues i kosovarëve nevojli.

Nga vepra e mashtrimit dhe shmangie nga tatimi, rrjedh vepra e krimit të organizuar. Për krim të organizuar Zeka po hetohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Për këto vepra po hetohen edhe Ilir Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, Fixherije Krasniqi.

Insajderi për më shumë se dy muaj ka hulumtuar aferën e mashtrimeve nga Zeka dhe partneri i tij, Ilir Krasniqi. Ka zbuluar mashtrimet si dhe përpjekjet e Zekës për të fshirë gjurmët.

Zeka fshiu gjurmët në portalin e tij

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje