Lajme

“Më gjuajti, më vuri pistoletën në kokë”, Fidel Ylli i përgjigjet Demalisë: E vërteta e sherrit në ‘95, cili ishte roli i Tom Doshit

Deputeti socialist Fidel Ylli ka reaguar pas akuzave të analistit Ilir Demalia i cili deklaroi Ylli së bashku me deputetin Tom Doshi e kishin kërcënuar me armë këtë të fundit në vitin 1995.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” deputeti Ylli e cilëson mashtrim këtë deklaratë të Demalias, ndërsa tregon episodin e ndodhur 23 vjet më parë në Bar Ëest.

Sipas Yllit, ai asnjëherë nuk ka mbajtur armë, ndërsa e ka nxjerrë Demalian jashtë lokalit për shkak të zhurmës dhe shqetësimit që po u krijonte klientëve të lokalit të tij.

Ndërkaq lidhur me përmendjen e emrit të Tom Doshit, Ylli thotë se ai nuk ka lidhje fare me këtë histori.

“Filloi të bërtiste: E mor Fidel, çfarë ke, je mërzit se të kam sharë Gramozin, mikun tënd?! Unë i kërkova që të ulte zërin.

Ti shaj këdo, i thashë, je bërë dhe shkrimtar, por këtu je në lokalin tim, prandaj ule zërin.

Ai vazhdoi të bërtiste, unë e kapa nga dora, as më shkonte ndërmend ta godisja dhe e nxora jashtë lokalit.

Nuk ka lidhje Toma fare. Toma isht..

Loading...

Nuk ka lidhje Toma fare. Toma ishte klient i lokalit dhe nuk ka qenë fare në këtë komunikim timin me Syçin.

Kur dolën jashtë, kalon një patrullë policie. Syçi vazhdonte të bërtiste. Unë prapë i fola, i thashë mos bërtit se është dhe Policia jashtë dhe ne jemi çuna lagjeje.

Unë nuk pyes për Policinë dhe as për njeri. Policët që ishin jashtë, të patrullës, e dëgjuan.

Ti nuk pyet për Policinë, hajde pak me ne në rajon të sqarohemi dhe e morën. Kjo është e gjithë historia e kërcënimit me armë, që thotë Syçi”– shprehet Fidel Ylli. (TemA)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Më gjuajti, më vuri pistoletën në kokë”, Fidel Ylli i përgjigjet Demalisë: E vërteta e sherrit në ‘95, cili ishte roli i Tom Doshit “Më gjuajti, më vuri pistoletën në kokë”, Fidel Ylli i përgjigjet Demalisë: E vërteta e sherrit në ‘95, cili ishte roli i Tom DoshitRating: 5.0
To Top