Home / Lajme / Maqedoni, 49% e qytetarëve duan integrim në BE
Auto Draft

Maqedoni, 49% e qytetarëve duan integrim në BE

Auto Draft
Auto Draft

Gjysma e qytetarëve në Maqedoni ose më saktësisht 49% presin që vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian deri në vitin 2025 ose më herët.

Këtë e tregon barometri më i ri ballkanik, hulumtim statistikor për qëndrimet e popullatës në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Por, qytetarët në Maqedoni nuk janë optimistët më të mëdhenj lidhur me çështjen e eurointegrimit. Para nesh janë qytetarët e tri shteteve tjera nga rajoni. Në Shqipëri, anëtarësim deri në vitin 2025 ose më herët presin 72%, më pas vijon Kosova ku pritje të tillë kanë 62% dhe në Mal të Zi, ku 58% presin që vendi i tyre të bëhet anëtar i BE-së në 8 vitet e ardhshme. Në Bosnjë e Hercegovinë, 38% janë optimistë për aterim të shpejtë. Në Serbi në këtë besojnë vetëm 27%.

Kur pres që vendi im të bëhet anëtar i BE-së?
Shqipëri – 72%
Kosovë – 62%
Mali i Zi – 58%
Maqedoni – 49%
BeH – 38%
Serbi – 27%
Sipas barometrit ballkanik këta, por edhe treguesit tjerë, janë sinjal se në rajon kthehet shpresa për perspektivën evropiane te qytetarët. Optimizmi është ende më i madh te ndërmarrjet. Të pyetur, nëse anëtarësia në BE- do të ishte mirë për to, me “PO” më së shumti janë përgjigjur ata nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Më së paku optimizëm ka te ndërmarrjet në Serbi dhe Bosnjë,
Ndërmarrjet
Shqipëri 79%
Kosovë 75%
Maqedoni 63%
Kroaci 62%
Mal të Zi 60%
BeH 51%
Serbi 40%
Interesante në studimin është se derisa rritet optimizmi për anëtarësim në BE, ballkanasit në përgjithësi me pesimizëm shikojnë gjendjen e tyre të sotme. Papunësia, korrupsioni, shpërngulja, janë vetëm një pjesë e problemeve kryesore. Ndaj edhe vetë autorët e hulumtimit shënojnë se ballkanasit shprehen se jetojnë një realitet të vështirë, por njëherësh pjesa dërmuese beson se në të ardhmen, do të jetë më mirë.

 

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje