Home / Lajme / LSI drejt formësimit të identitetit të ri opozitar

LSI drejt formësimit të identitetit të ri opozitar

Nga Alfred Peza

Megjithëse ende nuk është mbushur një vit nga kalimi në opozitë, LSI pas 8 vjetëve të qëndrimit herë me PD dhe herë me PS në qeverisjen e vendit, është në kërkim të identitetit të saj të ri. Identitetit të një opozite të re, nga një parti e majtë që kërkon të qëndrojë përballë mazhorancës aktuale gjithashtu të majtë, përkrah një partie të djathtë si PD.

Kjo qasje është jetike për një parti politike pragmatiste, jo vetëm nga pikëpamja identitare. Sepse kjo do të rrezikonte unifikimin e çdo qëndrimi të saj me opozitën e vjetër, gjë që mund ta shndërronte në një satelit parazitar të saj. Mbajtja e qëndrimeve origjinale për çështje, probleme, reforma, ngjarje dhe kauza të caktuara, do të ndihmonin në rifaktorizimin gjithnjë e më të madh të LSI në skenën politike shqiptare.

Humbja e statusit të “kingmaker”-it pas zgjedhjeve të 2017 nga ana e LSI, nuk ka pse shihet si fundi i botës për një forcë politike me 20 deputetë në Kuvend. Sistemi demokratik dhe ligji elektoral jo perfekt shqiptar, i jep kësaj partie ende mundësi dhe hapësira për të gjetur mekanizma që do ta shndërronin, megjithëse me “këmbë të çalë”, në një faktor që do ta mbante ende në këmbë tripolaritetin e skenës politike në Shqipëri.

Historia gati 15 vjeçare e LSI dhe përvoja gati dy herë më e madhe politike e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duket se po ndihmojnë në këtë riorientim të shpejtë të kësaj force politike drejt mbajtjes së qëndrimeve që sa vijnë dhe bëhen edhe me origjinale, në raport me PD dhe aleatët e tyre të tjerë opozitarë. Ajo që e bëri më të dukshme këtë përpjekje, ishte qëndrimi i fundit i Kryetares së LSI për çështjen e ministrit të Brendshëm socialist.

Fakti që Kryemadhi i ka mëshuar prej disa ditësh një teze të ndryshme nga ajo e Lulzim Bashës, në lidhje me akuzat që i bëhen Fatmir Xhafës për vëllain, është evidentuar sëfundi edhe nga mediat kombëtare. “Këtu beteja nuk është thjesht për z. Xhafaj, pasi nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për veprimet që bën vëllai i tij”- u shpreh kryetarja e LSI. “Unë jam në emision (televiziv) dhe nuk e di se çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Unë mbaj përgjegjësi morale, por ligjore nuk mund të mbaj. Nga ana tjetër, (duhet parë se) sa i vëllai i z. Xhafaj nuk ka përdorur institucionet e policisë së shtetit në funksion të veprimtarisë së tij”, u shpreh Kryemadhi.

Ky qëndrim i Kryetares së LSI, në lidhje me kauzën e fundit të opozitës ndaj qeverisë Rama, është dukshëm i ndryshëm nga ai i PD dhe kryetarit të saj. Një qëndrim ky i reflektuar edhe në debatin politik, publik e mediatik. Por ky nuk është i vetmi qëndrim ndryshe për të njëjtën çështje, mes dy partive më të mëdha të opozitës shqiptare. LSI ka vepruar edhe në disa raste të tjera krej ndryshe nga PD.

Një nga qëndrimet më të bujshme të LSI, ndryshe nga PD, ka qenë ai që lidhej me çështjen e vettingun në radhët e Policisë së Shtetit. PS i pranoi amendamentet e paraqitura dhe LSI dhe e vetoi ligjin në seancën plenare të Parlamentit. Ndryshe nga aleati, PD nuk mori fare pjesë në votimin e këtij ligji.

Por ky nuk është i vetmi rast ku LSI dhe PD paraqiten me qëndrime të ndryshme, sidomos në Parlament. Kështu, në kulmin e diskutimeve të nxehta rreth idesë së PD për bojkotin dhe djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, LSI asnjëherë nuk ka qenë dakord. Madje, kjo gjë është kundërshtuar hapur dhe prerë, edhe atëherë kur diskutimet janë bërë rreth tryezës së opozitës së bashkuar në selinë e PD.

LSI nuk ka qenë dakord me PD kur ajo ndjek herë pas here taktikën e bllokimit dhe braktisjes së punimeve të njërit apo disa komisioneve parlamentare. Deputetët e saj, kanë vijuar të qëndrojnë nëpër komisione dhe të marin pjesë në diskutimin dhe miratimin e projketligjeve të ndryshme. E njëjta gjë, duket edhe në rastin e ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për Magjistraturën. PD nuk merr pjesë në këtë diskutim sepse kërkon një rregullim të plotë të ligjit. Ndërkohë që LSI është pjesërisht dakord dhe për këtë po negociohet.

Këto por edhe rasti i ligjeve të reformës në drejtësi, ndryshimet e të cilave PS mund ti miratojë me ndihmën e votave të LSI, nuk duhen parë si një flirt i ri i dy partive të majta. Aq më pak si një përçarje e opozitës. Të gjitha hapat dhe qëndrimet ndryshe të LSI në raport me PD, duhen lexuar thjeshtë si një përpjekje e saj për të formësuar përfundimisht profilin e ri opozitar. Mbi të gjitha, këto qëndrime duhen lexuar si një nevojë e madhe e brendshme ekzistenciale e LSI, për tu rifaktorizuar në skenën e madhe të politikës shqiptare.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje