Lajme

Llalla tentativë tjetër për t’i shpëtuar drejtësisë, kërkesë në KPA: Të ndërpritet procesi i vettingut për të

Ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka bërë tentativë tjetër për t’i shpëtuar drejtësisë.

Avokati mbrojtës është paraqitur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ku në seancë ka kërkuar ndërprerjen e procesit të rivlerësimit.

Ndërkohë, vetë Llalla nuk ka qenë i pranishëm por përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Komisioneri publik Florian Ballhysa kërkoi prishjen e vendimit të KPK për Llallën, për ndërprerje të procesit të rivlerësimit.

Sipas komisionerit, Llalla është ende magjistrat, pasi sipas tij dorëheqja e ish kryeprokurorit nuk është shprehur përmes formës dhe procedurës ligjore, prandaj është nul.

“Pa u materializuar dorëheqja në formën e procedurën e parashikuar në ligj nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë ky dhe ndërprerja e procedurave të vlerësimit kalimtar.

A është nënshkruar nga vetë magjistrati dorëheqja kur dorëheqja është bërë me postë?

Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhv..

Loading...

Ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka bërë tentativë tjetër për t’i shpëtuar drejtësisë.

Avokati mbrojtës është paraqitur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ku në seancë ka kërkuar ndërprerjen e procesit të rivlerësimit.

Ndërkohë, vetë Llalla nuk ka qenë i pranishëm por përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Komisioneri publik Florian Ballhysa kërkoi prishjen e vendimit të KPK për Llallën, për ndërprerje të procesit të rivlerësimit.

Sipas komisionerit, Llalla është ende magjistrat, pasi sipas tij dorëheqja e ish kryeprokurorit nuk është shprehur përmes formës dhe procedurës ligjore, prandaj është nul.

“Pa u materializuar dorëheqja në formën e procedurën e parashikuar në ligj nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë ky dhe ndërprerja e procedurave të vlerësimit kalimtar.

A është nënshkruar nga vetë magjistrati dorëheqja kur dorëheqja është bërë me postë?

Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhvillohet ky gjykim, ai ka gjithë të drejtën të kërkojë rikthimin në sistem duke mos e kaluar kurrë kështu procesin e rivlerësimit”, tha Ballhysa.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Llalla tentativë tjetër për t’i shpëtuar drejtësisë, kërkesë në KPA: Të ndërpritet procesi i vettingut për të Llalla tentativë tjetër për t’i shpëtuar drejtësisë, kërkesë në KPA: Të ndërpritet procesi i vettingut për tëRating: 5.0
To Top