Lajme

“Lista e zezë” e ndërtuesve, Artan Lame: Hoqëm 122 subjekte, ka kohë edhe për 134 të tjerët

Vetëm një javë pasi kreu i ALUIZNI-t, Arta Lame, njoftoi “listën e zezë” të 236 subjekteve ndërtuese me probleme në procesin e legalizimit të pallateve, me shkelje në lejen e ndërtimit apo të braktisur nga ndërtuesit, dje me një njoftim të dytë ky institucion solli një listë të re të korrigjuar me ndërtuesit problematikë.

Artan Lame i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, sqaroi se ka pasur reagime të subjekteve por edhe gabime nga ana e institucionit.

Artan Lame: Nëse qeveria vendimin për legalizimin e pallateve të braktisura apo pallateve me shkelje e ka marrë në janar të 2017, ne na thonë në maj të 2018 se nuk e kemi marrë seriozisht këtë histori.Kështu e shtymë dhe me një javë dorëzimin e listës paraprake. Pati nga ata që u përfshinë gabimisht. Gabon me firma që kanë ndërrruar 3-4 emra, ti e di se është kjo firmë. Në fakt ajo është mbyllur dhe me atë emër është një firmë tjetër dhe vjen dhe thotë pse me ke nxjerrë emrin.

Historira të këtij lloji. Ishin 9 subjekte, madje ..

Loading...

Historira të këtij lloji. Ishin 9 subjekte, madje dhe 3-4 institucione. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ishte vënë gabimisht, ajo ka deklaruar për një shtesë para 2-3 vjetësh për një legalizim. Po punojmë për një listë, ka dy vjet që u kemi bërë thirrje institucioneve, për një listë të institucineve publike që kanë për të legalizuar, kanë bërë ndërtime pa leje. Po ribëjmë listën. Një nga këto ishte Drejtoria e Doganave. Është normale që ku ha bukë do bësh dhe thërrime.

Në final tha Lame, janë 122 subjekte që kanë dalë nga “lista e zezë” dhe bëhet fjalë vetëm për Tiranën.

Lame: Është një eksperiment që duam ta mbyllim me Tiranën.Pastaj do të vazhdojë në qytetet e tjera. Këto subjekte na u përgjigjën vetëm këtë javë.

Ndërkohë për 134 subjektet problematike të mbetura, kreu i ALUIZNI-t tha se kanë ende kohë të reagojnë para se të dërgojnë listën tek institucionet.

Lame: Janë në listën e zezë. Afati është afat i joni i brendshëm që u themi bëhuni të gjallë. Ne në këtë moment e mbyllëm me këtë listë dhe ne i themi shoqatës së ndërtuesve, KKT, Tatimeve që për këto subjekte pa mbyllur me ALUIZNI-n legalizimin e pallateve që kanë nuk ka sens tu japësh leje të tjera se do të krijojë një kontigjent tjetër njerëzish të pakënaqur, qytetarë që u marrin paratë dhe nuk u japin apartamentet.

Janë me qindra ndërtues që e shohin veten të anashkaluar nga matrapazë. Kjo listë do tu çohet institucioneve dhe në momentin që edhe në këtë listë dikush vjen patjetër e heqim. Për ne me rëndësi është të mbarojmë pallatin.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Lista e zezë” e ndërtuesve, Artan Lame: Hoqëm 122 subjekte, ka kohë edhe për 134 të tjerët “Lista e zezë” e ndërtuesve, Artan Lame: Hoqëm 122 subjekte, ka kohë edhe për 134 të tjerëtRating: 5.0
To Top