Home / Lajme / Lionel Messi flet hapur: Do të ishte bukur sikur Neymar të kthehej, me Roma-n kemi fjetur gjumë

Lionel Messi flet hapur: Do të ishte bukur sikur Neymar të kthehej, me Roma-n kemi fjetur gjumë

“Mundo Deportivo” ka arritur të bindë Leo Messi-n që të japë një intervistë të rrallë.

“Pleshti” ka folur për gjithçka dhe, në disa raste, në mënyrë direkte.

Eliminimi me Roma-n ka qenë njolla e sezonit të kaluar:

“Nuk ka asnjë shpjegim. Jemi ndier të sigurt më shumë se duhet, kemi fjetur gjumë, e kemi filluar ndeshjen duke pësuar gol pas një pasimi të gjatë dhe nuk kemi arritur të reagojmë. Mbetet zemërimi për mënyrën si jemi eliminuar, por ndeshja e Roma-s kundër Liverpool ka treguar se nuk ka qenë një rastësi”, ka thënë Leo.

Leo ka folur edhe për Zidane dhe Ronaldo:

“Nuk e di pse Ronaldo i ka thënë ato gjëra mbi të ardhmen e tij në atë moment, ndoshta ka patur arsyet e tij. E njëjta gjë vlen edhe për Zidane: nuk e di se çfarë ka ndodhur, askush nuk e priste lamtumirën e tij, por nuk mund t’i thuhet asgjë, është larguar në mënyrën më të mirë të mundshëm, si fitues”.

Për Neymar dhe Griezmann:

“Sikur Neymar të kthehej, do të ishte shumë bukur. Por më duket shumë e vështirë. Nëse do të shkojë në Madrid nuk do të më vinte aspak keq. Griezmann është një lojtar i madh dhe do të më pëlqente ta kisha në ekip. Problemin e bollëkut në sulm duhet ta zgjidhë trajneri”.

Për Botërorin:

“Argjentina mund të fitojë ndaj kujtdo. Në vitet e fundit kemi luajtur tri finale dhe kemi patur fatin e keq të mos fitojmë asnjë. Kam menduar shumë për atë kundër Brazilit… është e vështirë të shkosh aq afër objektivit dhe të mos e arrish. Tifozëve u them se do të japim maksimumin, edhe pse nuk jemi favoritë”.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje