Lajme

Ky shqiptar është heroi i ditës në qytetin ku ndodhi sulmi me sharrë, ja çka ka bërë

Loading...

Sulmuesi me motosharrë, i cili pasi që kishte plagosur pesë persona, kishte mbajtur në ankth zviceranët për rreth 36 orë, është arrestuar falë një shqiptari.

Ka qenë njoftimi i bërë në polici nga Liman Kabashi, pronar i një picerie në Thalwil të Cyrihut ai që e ka orientuar policinë në “adresë” të saktë. Dhe për këtë shkruajnë sot mediet zvicerane si Blick.ch, 20 minuten etj.

“Ai kaloi rreth orës 17.30 në afërsi të picerisë. Fytyrën e tij e njoha menjëherë dhe menjëherë e kontaktova policinë” thotë Liman Kabashi, pronar i picerisë “Pipponi”, transmeton albinfo.ch. Thalwili është një komunë plot 63 kilometra larg Schaffhausenit, ku ka ndodhur sulmi dhe ende nuk ka informata se si ka arritur Franz Vrousis deri aty.
“Ai kishte një çantë me vete dhe po shkonte drejt Migrosit. Për t’u siguruar se ishte ai, unë e ndoqa nga pas. Ai dukej i përgjumur dhe i tërhequr në vete. Pastaj unë me whatsapp e njoftova një polic që e kam mik”.

Sidoqoftë, kapjes së sulmuesit me motosharrë i kanë paraprirë orë të gjata tensioni dhe frike që ka përjetuar popullata në regjionin e Schaffhausenit e më gjerë. Policia kishte bërë të gjitha përpjekjet e mundshme, duke mobilizuar veç tjerash edhe helikopterët për t`i rënë në gjurmë personit në fjalë.

Vrousis është i njohur si njeri nomad, që nuk është i paraqitur në asnjë komunë, transmeton Albinfo.ch. Ai sipas njohurive të policisë, para kryerjes së aktit, qëndronte në pyjet në zonën kufitare në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë.

I dyshuari ka qenë i dënuar dy herë më parë për shkelje të ligjit mbi armëmbajtje. Qytetarë nga lokalitete të ndryshme njoftojnë se bëhet fjalë për një person të mbyllur në vete dhe me sjellje agresive. Prej pak vitesh ai pas një aksidenti automobilistik kishte pësuar një traumë dhe jetonte i vetmuar, me pension invaliditeti.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ky shqiptar është heroi i ditës në qytetin ku ndodhi sulmi me sharrë, ja çka ka bërë Ky shqiptar është heroi i ditës në qytetin ku ndodhi sulmi me sharrë, ja çka ka bërëRating: 5.0
To Top