Home / Lajme / Ky është personi që plagosi mjekun në sytë e vajzës, arsye borxhi

Ky është personi që plagosi mjekun në sytë e vajzës, arsye borxhi

Faton Fetiu me prejardhje nga Gjakova, me nënshtetësi amerikane, dyshohet se plagosi me tre plumba vëllain e ish-gruas së tij, gjinekologun Premtin Gojani. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të martës, pranë shtëpisë së mjekut kosovar, në lagjen Marigona, në prani të vajzës së viktimës.

Mësohet se 64 vjeçari Fetiu prej vitesh është i ndarë nga motra e gjinekologut. Ata janë prindër të disa fëmijëve që po ashtu jetojnë në SHBA.

Derisa, gjinekologu që u qëllua të martën në mëngjes, para shtëpisë së tij në lagjen Marigona po i nënshtrohet operacioneve, mësohet se se deri tek ngjarja ka ardhur për shkaqe të një borxhi që ka quar në mosmarrëveshje prej kohës mes viktimës dhe të dyshuarit.

Sipas dëshmitarëve, i dyshuari fillimisht e ka qëlluar me elektro-shok viktimën, më pas ka nxjerrë armen dhe ka shkrepur tre plumbat, në prani të vajzës së gjinekologut.

Premtim Gojani ka marrë plagë në kokë dhe brinjë, nga gjithsej tre plumba që i janë shkrepur.

Sipas mjekëve gjendja e tij është përmirësuar, ndërkohë se plumbi në kokë i është larguar, ndërsa tani po i nënshtrohet operacionit në plagën e marrë në zonën e brinjëve, shkruan Gazeta Express.

Nga ana tjetër, 64 vjeçari që plagosi gjinekologun u vetë dorëzua me të qëlluar atë para shtëpisë.

Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një granatë dore e pashpërthyer, të cilën e kishte më vete i dyshuari.

Granata është larguar nga njësiti i specializuar për deminim i policisë, raporton Express.

Po ashtu, PK ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjet dhe konfiskuar edhe armen e zjarrit me të cilin dyshohet të jetë përdorur gjatë plagosjes, një elektroshok, pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje