Home / Lajme / Kuvendi sot mban seancë, ja pikat që diskutohen

Kuvendi sot mban seancë, ja pikat që diskutohen

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës, ndërsa ndër pikat e rendit të ditës është edhe debati parlamentar sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dënimin e disa aktivistëve të këtij subjekti politik.

Po ashtu në rend dite është edhe interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar.

Ky është rendi i ditës në seancë:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-219 për të Huajt,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pajisjet nën presion,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës,

Debat parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dënimin e disa aktivistëve të këtij subjekti politik,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar,  Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës,

 

Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi për Ratifikimin e nëntë (9) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016,
Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje