Lajme

Kush po i vret ushtarët e UÇK-së?

Loading...

Lajmet e kombshme Kumanovën  e kanë shoqëruar për vite me radhë. Ende pa u shlyer gjurmët nga beteja në Lagjen e Trimave, në pritë dhe pabesi  u vra njëri nga komandantët më të mirë të luftës së lavdishme të vitit 2001.

Ai u vra sepse luftoi, siç thoshtë edhe ai vet, disa karrieristë dhe fotelash të cilët në emër të luftës dhe gjakut të dëshmorëve arritën pasuri marramendëse.

Shqiponja iku sepse nuk pranonte refuzimin dhe degradimin që i bëhej ushtarëve të UCK-së, derisa sa partia e dalë nga lufta udhëhiqej nga disa krimba, që po e gërryenin për çdo ditë çështjen shqiptare në Maqedoni.

Por nuk është vetëm Shqiponja, lusim zotin që ky zollum të ndalet, sepse edhe shumë komandant tjerë do të bien viktima në kërkim të të drejtës, të lavdisë së dikurshme nga fitorja e konfliktit të vitit 2001 ndaj ushtrisë maqedonase.

Ata me çdo kushtë duan ta ruajnë këtë storje suksesi, e arritur nga bijtë më të mirë të kombit shqiptar. Duan ti ruajnë vlerat e luftës për ta realizuar amanetin e dëshmorëve të kombit për lirinë e shqiptarëve në Maqedoni.

Për këtë ideal ra dëshmorë edhe Komandati Harun Aliu. Ai nuk pajtohej me nëpërkëmbjen dhe poshtërimin e shqiptarëvë, derisa disa politikan matrapazë po luanin ruletin rus me shqiptarët e Iliridës. Që po bënin pazarllëqe dhe pisllëqe në emër të gjakut të dëshmorëve.

Nostalgjia për fronin i mundon shumë ushatarë të UCK-së sot në Maqedoni, sepse ata u mashtruan dhe tradhëtuan nga komandanti i tyre.

Ata mbetën pa status, pa punë, rrugëve të Evropës, nëpër burgjet famëkeqe maqedonase. Një pjesë e madhe u egzekutuan sepse ende luftonin për idealet e tyre, për amanetin e dëshmorëve të kombit.

Edhe beteja e Kumanovës ishte një refleksion i kësaj situate, pavarësisht që mediat sllavomaqedonase plasuan spekulime nga më të ndryshmet.

Endërra e luftëtarëve të lirisë do të vazhdojë në këtë shtet të hajnisë, korrupsionit e kriminalitetit.

Bandat mafioze shqiptaro-maqedonase do të bien një ditë, por ‘komandantin e madh’ do ta mallkoj rënkimi i nënave pranë varreve të djemve të tyre të vrarë, të cilët luftuan për liri. Dhe a ka luftë më të shenjtë e më të vlerësuar se lufta për liri.

Historia do të shkruaj në ditë për gjeneralin që shpëtoi nga lufta, por të cilin e vrau paqja.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kush po i vret ushtarët e UÇK-së? Kush po i vret ushtarët e UÇK-së?Rating: 5.0
To Top