Home / Lajme / Kryeson Joachim Low, ja trajnerët e Kupës së Botës me pagat më të larta

Kryeson Joachim Low, ja trajnerët e Kupës së Botës me pagat më të larta

Ka mbetur më pak se një javë nga fillimi i Botërorit të Rusisë dhe kjo është koha për të kujtuar se çfarë rrogash marrin trajnerëte kombëtareve finaliste, sipas raporteve të ndryshme, që janë botuar në muajt e fundit. Aliou Cissé, tekniku i Senegalit, është ai me pagën më të ulët, 200.000 euro.

Më pak se gjysmë milion euro në vit përfiton trajneri i Polonisë, Adam Nawałka (270.000), ndërsa para tij vjen trajneri i Serbisë, Mladen Krstajiç (300.000). Dhe kështu me radhë, pagat e të tjerëve janë: trajneri i Kosta Rikës, Oscar Ramirez, 350.000 euro; trajneri i Panamasë, Bolillo Gomez, 400.000 euro; trajneri i Suedisë, Janne Andersson, 450.000 euro dhe ai i Koresë së Jugut, Shin Tae-Yong, 450.000 euro.

Gernot Rohr, që drejton Nigerinë, përfiton si pagë gjysmë milion euro në vit, diçka më pak se Zlatko Daliç në stolin e Kroacisë (550.000). Nga aty, pastaj, pagat ngrihen “në qiell”. Heimir Hallgrímsson i Islandës paguhet 700.000 euro në vit; Hervé Renard i Marokut me 780.000 euro, Vladimir Petkovic i Zvicrës me 850.000 euro, ndërsa Akira Nishino i Japonisë me 930.000 euro.

1 milionë euro në vit përfiton Age Hareide i Danimarkës dhe Roberto Martínez i Belgjikës. Mbi ta renditen Osorio i Meksikës (1.05 milionë euro), Gareca i Perusë (1.15 milionë), Van Marwijk i Australisë (1.2 milionë) dhe Pizzi i Arabisë Saudite (1.44 milionë).

Dhe tashmë arrijnë në 1 milion euro e gjysmë, sa marrin dy teknikë argjentinas: Cuper i Egjiptit dhe Pekerman i Kolumbisë. Po cilët janë 10 trajnerët më të paguar të Kupës së Botës së kësaj vere? Zbulojini ato më poshtë, sipas renditjes nga i dhjeti tek i pari:(Telesport)

1.7 milionë euro

1.8 milionë euro

2 milionë euro

2 milionë euro

2.25 milionë euro

2.6 milionë euro

3 milionë euro

3.5 milionë euro

3.5 milionë euro

3.85 milionë euro

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje