Lajme

Kryeprifti serb Irinej ia ndalon Zaevit shkuarjen në manastirin Prohor Pçinjski

Loading...


Kisha Ortodokse e Serbisë (KOS) ka vendosur që të ndalojë Maqedoninë për ta festuar ditën e “Ilindenit të dytë”, respektivisht atë të Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë (, KAÇKM, apo ASNOM), që u mbajt në manastirin Prohor Pçinjski, i cili gjendet në territorin e Serbisë, më 2 gusht 1944. Kjo datë në Maqedoni llogaritet si dita e themelimit të shtetit të Maqedonisë, atëherë të quajtur Republika Popullore e Maqedonisë, në kuadër të federatës së Jugosllavisë komuniste.

Udhëheqësia e KOS-it dhe patriarku Irinej nuk kanë ndërmend ta lejojnë një delegacion të Maqedonisë, të udhëhequr nga Zoran Zaev, që ta vizitojnë këtë manastir.

Portali serb ”Alo” shkruan se patriarku Irinej është kategorikisht kundër një vizite të tillë, deri sa të rregullohet statusi i KOS-it dhe priftërinjëve të saj në Maqedoni.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka pohuar për këtë portal se vetëm KOS-i mund të vendosë nëse do të lejohet delegacioni i Maqedonisë që ta vizitojë manastirin Prohor Pçinjski.

Nga ana tjetër, Zoran Zaev, deklaroi në Sarajevë se Maqedonia dhe Serbia janë miq, dhe se shpreson në përparimin plotësues të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ai bëri të ditur se ende nuk ka marrë përgjigje për të festuar Ilindenin në Prohor Pçinjski.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kryeprifti serb Irinej ia ndalon Zaevit shkuarjen në manastirin Prohor Pçinjski Kryeprifti serb Irinej ia ndalon Zaevit shkuarjen në manastirin Prohor PçinjskiRating: 5.0
To Top