Lajme

Kryemadhi: S’ka dhunë nga ne! Ndoshta provokatorët…

Kryemadhi: S'ka dhunë nga ne! Ndoshta provokatorët...
Loading...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi ka garantuar se protesta e opozitës së bashkuar më 27 maj, nuk do të jetë e dhunshme.

Por ajo nuk përjashtoi mundësinë që dhuna të krijohet nga provokatorë të futur në mes të turmës nga mazhoranca. Ndaj Kryemadhi i bëri apel të gjithë qytetarëve që do të marrin pjesë në protestë, që të mbajnë telefonat me vete, dhe të jenë vigjilentë për të filmuar rastet e provokimeve që mund të ndodhi.

Ftoj gratë dhe vajzat, gazetaret për të protestuar për fyerjen e madhe që Rama i ka bërë medias, duke i quajtur kazan. Prezentë të jenë me familjarët dhe fëmijët e tyre nuk ka për të pasur asnjë dhunë e protestës, e vetmja mund të jetë nga provokatorët, u kërkoj protestuesve të filmojnë cdo provokator, të jenë të kujdesshëm. Dhe ne nga ana jonë do të marrim masat. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm, Xhafaj, të jetë i kujdesshëm me deklaratat që lëshon policia se do të ketë probleme, do përballet jo me LSI por me realitetin e dhimbshëm që po kalojnë shqiptarët”– tha ajo.

Të gjitha zërat që kanë qarkulluar në media për dhunë të organizuar nga mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonja Kryemadhi i ka cilësuar thjesht “frikë të kryeministrit Rama”, duke rrëzuar këto pretendime.

“Zoti e ka bekuar protestën e ditës së nesërme me këtë kohë kaq të bukur”, – tha Kryemadhi pas një takimi që pati së bashku me liderin demokrat Lulzim Basha në selinë blu ku ishin të gjithë aleatët e djathtë.

Për protestën është marrë leje në policinë e Tiranës, nga ora 12:00 deri në 16:00.

Opozita kërkon në këtë protestë rrëzimin e qeverisë Rama që sipas saj është e lidhur me krimin, dhe se nga dita në ditë po e varfëron popullin shqiptar. /Gazeta Express

Kryemadhi: S'ka dhunë nga ne! Ndoshta provokatorët...

Kryemadhi: S’ka dhunë nga ne! Ndoshta provokatorët…

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kryemadhi: S’ka dhunë nga ne! Ndoshta provokatorët… Kryemadhi: S’ka dhunë nga ne! Ndoshta provokatorët…Rating: 5.0
To Top