Home / Lajme / Krye huligani Maqedonas: Ja pse hymë në Kuvend atë natë kur u përgjakën Sela dhe Zaev
Krye huligani Maqedonas: Ja pse hymë në Kuvend atë natë kur u përgjakën Sela dhe Zaev

Krye huligani Maqedonas: Ja pse hymë në Kuvend atë natë kur u përgjakën Sela dhe Zaev

Krye huligani Maqedonas: Ja pse hymë në Kuvend atë natë kur u përgjakën Sela dhe Zaev
Krye huligani Maqedonas: Ja pse hymë në Kuvend atë natë kur u përgjakën Sela dhe Zaev

Kryetari i Shoqatës “Andon Janev Qoseto”, Goran Angelov duke komentuar ngjarjet e 27 prillit
në Kuvendin e Maqedonisë, thotë se hyrja në këtë institucion ka qenë pa asnjë qëllim por i
nxitur nga urrejtja e grumbulluar te qytetarët duke vlerësuar se drejtësi për atë skandal duhet
të japin edhe deputetët e kryetari i Maqedonisë Gorge Ivanov, njofton Portalb.

“Ndoshta ka anëtarë të shoqatës që kanë sulmuar ndokënd, nuk mund ta mohoj, por ajo nuk
është e organizuar. Jam i vetëdijshëm se hyrja në Kuvend është vepër penale dhe do ta mbajë
përgjegjësinë për të sepse tashmë e kemi bërë. Unë kërkoj falje për gjërat që dolën nga
kontrolli dhe për personat që janë të pafajshëm sepse mllefin dhe emocionet nuk arriti t’i
përmbajë askush. Këndimi i himnit, votimi dhe gjuajta nga ana e policit të Zaev i irritoi
njerëzit të bëjnë atë skandal. Ku është përgjegjësia e deputetëve? Nëse kërkojmë, të
kërkojmë përgjegjësi të madhe edhe nga ata”, tha Angelov.

Në intervistë për “Makfax“, Angelov shoti se nuk ka pasur për qëllim të vrasë e lëndojë askënd
dhe se sulmet që u bënë nuk kanë qenë nga patriotët por nga qytetarët e thjeshtë.
“Tash del se ne si shoqatë jemi fajtorët më të mëdhenj të ngjarjeve të 27 prillit. Ne nuk kemi
qenë aty si shoqatë. Aty kishte qytetarë të ndryshëm. Tërë faji gjuhet te ne, tek Igor Jug dhe
unë. Unë qëndrova si i fundit në Maqedoni. Jam i gatshëm të jap përgjegjësi, sepse i nxitur
nga emocionet iu bashkova të tjerëve dhe hyra. Nuk kam sulmuar askënd, as rrahur, nuk kam
vjedhur dhe skam bërë diçka të keqe. Ne kemi paralajmëruar se nëse vjen deri në një situatë
të atillë se edhe ne do të hyjmë.

Nuk shoh këtu organizim, sepse ne atë e paralajmëruam. Në
Kuvend u këndua himni shqiptar, deshën të zgjedhin kryeparlamentar të paligjshëm, pa
gjithkush që ndjehet maqedonas do të hynte, është normale kjo”, tha Angelov-Qoseto.
Qoseto thotë se edhe kryetari i Maqedonisë ende nuk ka dhënë llogari po për të njëjtën
ngjarje, sepse sipas tij edhe ai është përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Maqedonisë.

Ndryshe, Goran Angellov nga Velesi është mjaft i lidhur me Ilija Dimovskin.
Sa i përket lajmërimit se do të hiqet përmendorja e Qosetos në Shkup, ai tha se nuk do ta
tolerojnë të njëjtën.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje