Lajme

Kosovë, më shumë votues në lista, sesa rezident

Kosova ka numër më të madh votuesish sesa numri i përgjithshëm i banorëve të saj.

Mospërputhjen e nxorën në pah shifrat e listës paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, kur numri i qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit rezulton të jetë 1.972.466, derisa, ndërsa të dhënat vjetore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se në 2018-tën, numri i popullatës së përgjithshme rezidente atje ishte 1.795.666.

Disproporcioni mes listave të votuesve dhe numrit të banorëve për përfaqësues të shoqërisë civile të cilët merren me monitorimin e zgjedhjeve paraqet një problematikë të madhe në vend.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se numri më i madh i qytetarëve me të drejtë vote sesa numri i përgjithshëm i banorëve, mund të cenojë edhe integritetin e procesit zgjedhor.

“Vetë fakti që kemi diku 100 mijë apo më shumë votues se sa që kemi banorë ngjallë mosbesim në integritetin e procesit zgjedhor,..

Loading...


Kosova ka numër më të madh votuesish sesa numri i përgjithshëm i banorëve të saj.

Mospërputhjen e nxorën në pah shifrat e listës paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, kur numri i qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit rezulton të jetë 1.972.466, derisa, ndërsa të dhënat vjetore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se në 2018-tën, numri i popullatës së përgjithshme rezidente atje ishte 1.795.666.

Disproporcioni mes listave të votuesve dhe numrit të banorëve për përfaqësues të shoqërisë civile të cilët merren me monitorimin e zgjedhjeve paraqet një problematikë të madhe në vend.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se numri më i madh i qytetarëve me të drejtë vote sesa numri i përgjithshëm i banorëve, mund të cenojë edhe integritetin e procesit zgjedhor.

“Vetë fakti që kemi diku 100 mijë apo më shumë votues se sa që kemi banorë ngjallë mosbesim në integritetin e procesit zgjedhor, pasi që kjo automatikisht rrit mundësinë për keqpërdorim apo manipulim të votave”, shprehet ai.

Lista e komisionit qendror të zgjedhjeve sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, mbështetet tek regjistrit qendror civil dhe përfshinë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që jetojnë brenda dhe jashtë vendit.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kosovë, më shumë votues në lista, sesa rezident Kosovë, më shumë votues në lista, sesa rezidentRating: 5.0
To Top