Home / Lajme / Kosovari që pretendon se shëron kancerinn

Kosovari që pretendon se shëron kancerinn

Ka rreth 60 vjet që merret me përpunimin e ilaçeve të cilat kanë përmbajtje bimore.

74-vjeçari nga Vushtrria, Halil Braha, po pretendon se me ilaçet që përgatit ka arritur të shërojë edhe kancerin e lëkurës.

Ai thotë se terapitë e tij bëjnë mrekulli edhe për hemorroide.

Puna e tij po kërkohet edhe jashtë Kosovës.

Me mjekësi popullore merret qëkur ishte fëmijë.

Këtë punë, Halil Braha, 74 vjeç, nga komuna e Vushtrrisë thotë se e ka trashëguar nga familjarët e tij.

Ai prej më shumë se 60 vjet merret me përpunimin e laçeve të cilat kanë kryesisht origjinë bimore.

Mjeku popullor Braha tregon se me terapitë e tij ka arritur ta zhdukë kancerin e lëkurës.

Ai thotë: Nëse pacientët vijnë në një fazë të hershme, pa problem ia largojmë kancerin e lëkurës. Ka pas raste kur ia kemi largu. Tash bilës së fundmi një pacientit në vesh kemi arritur që t’ia largojmë”.

Në vijim ai tregon edhe për sëmundjet e tjera, të cilat thotë se ua ka gjetur ilaçin. Për hemorroide ai thotë se është ekspert.

Mjeku popullor shprehet: Familja jonë, brez pas brezi është marrë me mjekësi bimore. Unë për këtë punë që bëj kam lexuar shumë literaturë, kam bërë hulumtime, kam bashkëpunuar me kimistë, biologë. Unë këtë punë gjithë e kam dashtë. Fatbardhësisht, kësaj pune asnjëherë nuk i jam nda.

Sot në këtë moshë që e kam, janë disa rezultate të mira. Për hemorroide, bajamet, kancerin e lëkurës, psoriazën, sheqerin. Unë vetëm aty ku e di që ilaçet e mia kanë efekt, i jap ilaçet”.

74-vjeçari, Halil Braha, thotë se bimët për përpunimin e ilaçeve i mbledh në Kosovë.

Bimët për përpunimin e ilaçeve kryesisht i marrim në Kosovë. Ne diku nga 300 deri në 400 bimë që jemi mundu me i shfrytëzua tash kemi ardhë diku në rreth 50 bimë. Kërkesa për këto bimë ka shumë, madje edhe nga personalitete të njohura kosovare”.

Ai tregon edhe rreth përpunimit të këtyre terapive.

Ilaçet, konservimi, zakonisht kur dëshirojmë me e nxjerrë yndyrën e bimës, ilaçet i lemë gjithë verën që të qëndrojnë në diell. Konservimi bëhet kryesisht me vajra me presion të lirshëm natyral nga rrezet e diellit. Asnjë bimë nuk lejojmë që të thahet në diell, pasi që e humb përmbajtjen”.
Kërkesa për terapitë e këtij personi, ka shumë edhe jashtë Kosovës. Zvicra, Gjermania, Austria e Sllovenia janë vetëm disa nga destinacionet ku Halil Brahathotë se i eksporton ilaçet e tij, të cilat kanë përmbajtje bimore.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje