Lajme

Kosova në krah të Shqipërisë, vë në dispozicion ushtrinë: Ju ndihmojmë financiarisht!

Gjatë ditës së sotme vendi ynë u godit nga një sërë tërmetesh, ndërsa lëkundjet janë dëgjuar edhe në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook” thotë se ka telefonuar menjëherë homologun e tij shqiptar, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama

Ai thekson se është në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në këtë situatë të vështirë.

“Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Thaçi.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj tha se qeveria e Kosovës do të ndihmojë financiarisht Shqipërinë.

“Kosova bashkëndjenë me të gjithë ..

Loading...

“Kosova bashkëndjenë me të gjithë qytetarët e saj dhe me qytetarët e Shqipërisë që sot u tronditën dhe e pësuan nga tërmeti që goditi Tiranën, Durrësin dhe një pjesë të Kosovës.
Menjëherë pas këtij lajmi, i kam shprehur shqetësimet dhe gatishmërinë tonë për të ndihmuar të gjithë të prekurit, Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Kam udhëzuar Gjenaralin e FSK-së, Rrahman Rama dhe Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj që të vënë kontakte me homologët e tyre, për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme. Në të njëjtën kohë, bazuar në kompetencat tona, Qeveria e vendit do ta ndihmojë Shqipërinë, me një ndihmë financiare për t’i evituar dëmet. Të gjithë të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë“, shkruan Haradinaj.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kosova në krah të Shqipërisë, vë në dispozicion ushtrinë: Ju ndihmojmë financiarisht! Kosova në krah të Shqipërisë, vë në dispozicion ushtrinë: Ju ndihmojmë financiarisht!Rating: 5.0
To Top