Home / Lajme / Kontrolle në të gjithë Tiranën, 5 të arrestuar për drogë, policia jep detajet

Kontrolle në të gjithë Tiranën, 5 të arrestuar për drogë, policia jep detajet

Policia e shtetit ka zhvilluar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të Kryeqytetit në vijim të luftës kundër drogës.

Nga ky operacion janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, 1 tjetër procedohet në gjëndje të lirë, si dhe sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe Heroinë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ditën e djeshme kanë ushtruar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku gjatë kontrolleve të ushtruara kanë arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasit :

– Fation Kalemaj, 36 vjeç, banues në Vlorë (pasi tek Dogana gjatë kontrollit fizik të ushtruar i’u gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, 5 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 2 celularë)

– Artil Shalari, 40 vjeç banues në Tiranë dhe Zymer Jerina, 37 vjeç banues në Tiranë si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi O. Sh., 40 vjeç (pasi në Yzberisht në një lokal gjatë kontrollit fizik të ushtruar A. Sh., ju gjetën dhe bllokuan 3.2 gramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë dhe në banesën e O. Sh., iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa)

– Enzo Meçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ilir Kadumi, 35 vjeç, banues në Tiranë (pasi në rrugën “Bardhyl“, pranë kryqëzimit me rrugën “Hoxha Tahsim”, gjatë kontrollit të mjetit të shtetasit I. K., tip “BMV” dhe pasagjer shtetasin E. M., ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale disa qese farmaceutike me 85 doza lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. (TemA)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje