Lajme

I gjithë Egjipti kundër Ramosit, një avokat e denoncon dhe kërkon 1 miliard euro dëmshpërblim

Nis nga Spanja rikuperimi i “luftëtarit” Mohamed Salah. Siç ka bërë me dije Federata Egjiptiane, lojtari që u dëmtua pas një ndërhyrjeje të Ramosit në finalen e Championsit, ka zgjedhur Spanjën për programin e rehabilitimit.

Sulmuesi i Liverpulit shpreson të jetë gati për ndeshjet e “Rusi 2018”, që starton më 14 qershor. Salah ka nisur fazën e rikuperimit të dielën dhe do të ndiqet nga stafi i Liverpulit.

Por populli egjiptian, që shpreson në rikuperimin e shpejtë të Salah, vazhdon të sulmojë Ramosin, duke e akuzuar se e bëri me qëllim ndërhyrjen. “Kushdo që kupton nga futbolli, e sheh që Ramos e dëmtoi me qëllim”, – shkruan Mido, ish-sulmuesi i Ajaksit. Postimi i tij bëri xhiron e botës, por jo vetëm kaq.

Ka pasur edhe peticione kundër Ramosit, që spanjolli të ndëshkohet nga UEFA dhe FIFA, të përjashtohet nga Botërori, nëse edhe Salah nuk do të luajë.

Një avokat egjiptian, Bassem Wahba, ka denoncuar në FIFA ndërkohë Ramosin, me akuzën se i ka shkaktuar një dëm të madh fizik dhe ps..

Loading...

Nis nga Spanja rikuperimi i “luftëtarit” Mohamed Salah. Siç ka bërë me dije Federata Egjiptiane, lojtari që u dëmtua pas një ndërhyrjeje të Ramosit në finalen e Championsit, ka zgjedhur Spanjën për programin e rehabilitimit.

Sulmuesi i Liverpulit shpreson të jetë gati për ndeshjet e “Rusi 2018”, që starton më 14 qershor. Salah ka nisur fazën e rikuperimit të dielën dhe do të ndiqet nga stafi i Liverpulit.

Por populli egjiptian, që shpreson në rikuperimin e shpejtë të Salah, vazhdon të sulmojë Ramosin, duke e akuzuar se e bëri me qëllim ndërhyrjen. “Kushdo që kupton nga futbolli, e sheh që Ramos e dëmtoi me qëllim”, – shkruan Mido, ish-sulmuesi i Ajaksit. Postimi i tij bëri xhiron e botës, por jo vetëm kaq.

Ka pasur edhe peticione kundër Ramosit, që spanjolli të ndëshkohet nga UEFA dhe FIFA, të përjashtohet nga Botërori, nëse edhe Salah nuk do të luajë.

Një avokat egjiptian, Bassem Wahba, ka denoncuar në FIFA ndërkohë Ramosin, me akuzën se i ka shkaktuar një dëm të madh fizik dhe psikologjik lojtarit dhe gjithë popullit egjiptian.

“Do të kërkoj një dëmshpërblim, që të kalojë shifrën e 1 miliard eurove,” – ka thënë avokati në fjalë.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . I gjithë Egjipti kundër Ramosit, një avokat e denoncon dhe kërkon 1 miliard euro dëmshpërblim I gjithë Egjipti kundër Ramosit, një avokat e denoncon dhe kërkon 1 miliard euro dëmshpërblimRating: 5.0
To Top