Lajme

Gjirokastritët modestë dhe diplomatë, por Europën e kanë që tani në “xhep”

Barazimi i djeshëm në Kukës ishte llogaritur mirë. Aq i duhej Luftëtarit për të qenë më i qetë në lidhje me pjesëmarrjen e parë historike në Kupat e Europës. Matematikisht, duhen edhe 4 pikë për të siguruar vendin e tretë dhe 3 për të katërtin.

Përtej modestisë dhe diplomacisë në deklaratat që vijnë nga kampi i Luftëtarit, vendin e tretë ata duket se e kanë në “xhep”. Janë tri pikë para Laçit dhe Partizanit, që ndajnë vendin e katërt. U mjafton një fitore por të mbyllur llogaritë matematikore me Laçin, pasi ndeshjet direkte favorizojnë gjirokastritët.

Në raport me Partizanin, janë të kuqtë që përfitojnë, sepse në ndeshjet direkte kanë dy fitore, një herë ka fituat Luftëtari dhe një ndeshje është mbyllur në barazim.

Por Luftëtari mund ta shmangë barazimin me pikë, duke qenë se kalendari e favorizon. Në ndeshjen e radhës pret Skënderbeun, që ka marrë “pushimet” tashmë dhe po eksperimenton me lojtarët e stolit. Nëse në fundjavë gjirokastritët marrin 3 pikët, gjë që ka shumë mundësi të ..

Loading...

Barazimi i djeshëm në Kukës ishte llogaritur mirë. Aq i duhej Luftëtarit për të qenë më i qetë në lidhje me pjesëmarrjen e parë historike në Kupat e Europës. Matematikisht, duhen edhe 4 pikë për të siguruar vendin e tretë dhe 3 për të katërtin.

Përtej modestisë dhe diplomacisë në deklaratat që vijnë nga kampi i Luftëtarit, vendin e tretë ata duket se e kanë në “xhep”. Janë tri pikë para Laçit dhe Partizanit, që ndajnë vendin e katërt. U mjafton një fitore por të mbyllur llogaritë matematikore me Laçin, pasi ndeshjet direkte favorizojnë gjirokastritët.

Në raport me Partizanin, janë të kuqtë që përfitojnë, sepse në ndeshjet direkte kanë dy fitore, një herë ka fituat Luftëtari dhe një ndeshje është mbyllur në barazim.

Por Luftëtari mund ta shmangë barazimin me pikë, duke qenë se kalendari e favorizon. Në ndeshjen e radhës pret Skënderbeun, që ka marrë “pushimet” tashmë dhe po eksperimenton me lojtarët e stolit. Nëse në fundjavë gjirokastritët marrin 3 pikët, gjë që ka shumë mundësi të ndodhë, u duhet vetëm barazimi javën e fundit në Lushnjë për të certifikuar vendin e tretë, pa parë rezultatet e rivalëve.

Në Gjirokastër po përpiqen të jenë sa më të vetëkontrolluar dhe kjo është normale, por ata e dinë shumë mirë se Europën e kanë në dorë. Tifozët e Luftëtarit do ta shohin skuadrën e tyre në Europa League për herë të parë në historinë e saj.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Gjirokastritët modestë dhe diplomatë, por Europën e kanë që tani në “xhep” Gjirokastritët modestë dhe diplomatë, por Europën e kanë që tani në “xhep”Rating: 5.0
To Top